Mix
A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk pini ujë?
Uji ka një rëndësi të veçantë në shendetin tonë, trupi ynë ka përqindje të lartë të ujit të cilin vazhdimisht e kompenson pasi ta humbë.
Sipas studimeve një person humb rreth 1.5 litra ujë në ditë përmes djersës dhe urinës. Në momentin që nuk pini ujë, truri juaj do të funksionalizohet për alarm që ju të pini atë për të cilën keni nevojë.
Konsumimi i ujit dhe i lëngjeve të ndryshme nuk duhet të shmanget asnjëherë pasi ka pasoja të ndryshme për shendetin. Nëse kemi mungesë uji në organizëm fillimisht, truri juaj fillon të tkurret në përmasa dhe do të kishit një tolerancë më të lartë për dhimbjet.
Studimet kanë treguar se një tru i etur është më pak efikas. Truri i personit të dehidratuar kërkon më shumë oksigjen për të kryer një detyrl se sa ato të hidratuara.