Lidhu me ne

Mix

Djersitja si një problem shëndetësor

Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit.

Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjendra djerse të cilat janë të shpërndara kudo. Pjesa më e madhe e këtyre gjendrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.

Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin. Në këtë artikull do të mësoni për dëmet që shkakton në organizëm djersitja e tepërt.

Çfarë Është Hiperhidroza?

Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme.

Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës . Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës. Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor. Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë.

Një person i tillë nuk mund të mbajë telefonin në duar për shkak të djersës,Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë. Një person që vuan nga hiperhidroza pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet.Ky problem nxit ankthin dhe depresionin. Hiperhidroza prej 4.8 përqind të popullësië dhe kryesisht grupmoshat nga 18-39 vjeç. Në shumicën e rasteve, ajo shfaqet përpara moshës 10 vjeç.

Simptomat janë simetrike.

Njeriu mund të djersijë nga duart, këmbët, sqetullat, fytyra, koka e në zona të tjera të trupit.

 Uthulla e Mollës

Uthulla ka një efekt përtharës tek duart dhe këmbët. Hidhni 4-5 lugë gjelle uthull molle në një enë me ujë të ngrohtë dhe fusni duart ose këmbët.

Mbajini aty për 15 deri në 30 minuta në ditë.

Çaji

Çaji largon bakteret dhe ngushton poret në mënyrë që ju të djersisni më pak. Përdorni 3-4 bustina të çajit të zi dhe zhytini në ujë të nxehtë.

Kur uji të jetë ftohutr mjaftueshëm atëherë përdoreni për këmbët dhe duart.

Soda e Bukës

Soda e bukës ndihmon të ekuilibrojë pehashin e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.

Ajo pakëson djersën dhe aromën e keqe të këmbëve. Shkrini 4-5 lugë gjelle sodë buke në një legen të vogël me ujë të ngrohtë dhe më pas mbajini duart ose këmbët aty për 15 deri në 30 minuta.

Niseshteja e Misrit

Pudrosja e duarve ose këmbëve me niseshte misri ka efekt përtharës. Përdoreni niseshtenë njësoj si pudrën.

 Këshilla Të Tjera

Leckat e lagura me përmbajtje alkolike mund të fshijnë djersën dhe ngushtojnë poret përkohësisht. Kjo teknikë ju vjen në ndihmë në raste të veçanta në aktivitet kur duhet të takoni njerëz.

Çaji i sherebelës është i mirë kundër djersitjes së duarve sepse përmban acid tannik që ka aftësi shtrënguese. Pini çaj sherebele dhe sa më shumë ujë që të ulni temperaturën e trupit dhe të ngadalësoni djersitjen.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix13 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix13 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix13 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix13 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar14 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix14 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike14 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix14 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix15 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook