Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi, peshk / Levrek i Pjekur me Patate – Shije nga Bregdeti Shqiptar

nga AgroWeb

Sigurohu të hash më shumë ushqime të pasura me vitaminat B, magnez, vitaminë C dhe acidet yndyrore omega-3. Foto: Flickr

Një gatim fantastik në shije dhe në vlera ushqyese.

Peshku është ushqimi më i mirë për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë. Ai është një ushqim i lehtë i pasur në vlera dhe shije.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike të përdorur gjerësisht nga amvisat shqiptare, sidomos ato të zonave bregdetare. Është tava me levrek të pjekur me patate.

Receta e Levrekut të Pjekur me Patate

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 peshk levrek (llojin e peshkut zgjidheni sipas preferencës)

700 gr patate

1 kokërr limon i prerë në feta

Vaj ulliri

Kripë

Rozmarinë

2-3 gjethe dafine

Përgatitja

Patatet i qërojmë, i presim në feta dhe i vendosim në një tavë ku më parë kemi shtruar letër pjekjeje.

Patateve u hedhim kripë, rozmarinë vaj ulliri.

Peshkun e pastrojmë mirë me ujë të rrjedhshëm, përmes një thike të mprehtë i bëjmë dy-tre prerje anash në të dyja anët.

E kriposim, nëse preferoni mund të shtoni pak rozmarinë dhe gjethe dafine në mesin e të prerave.

Prisni një limon në feta të holla dhe vendosni dy feta brenda secilit peshk.

Vendosini peshqit mbi patatet në tavë.

Spërkateni peshkun me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, shtoni në tavë një gotë me ujë dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur derisa të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.

Si të Dalloni Peshkun e Freskët

Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë.

AgroWeb.org ju këshillon që kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore./AgroWeb.org

MË TEPËR

Temporal13 orë më herët

Telefonata të padëshiruara, abuzime të ndara: Tregu i zi i të dhënave në Shqipëri dhe Kosovë

Autor: Jona Kaso & Erlida Mulaku Marketingu pa leje – një epidemi në rritje në të dy shtetet Qytetarët në...

Mix15 orë më herët

Sa orë gjumë të duhen për të mos qenë i trishtuar

Mos i hyr në hak gjumit. Pavarësisht se ke nisur një serial apo një libër që mezi pret ta përfundosh,...

Mix15 orë më herët

Whoopi Goldberg zbulon pse nuk ka veshur reçipeta për 50 vjet

Whoopi Goldberg ka zbuluar “sekretin” e saj sa i përket reçipetave gjatë një episodi të fundit të emisionit “Hot Topics”...

Mix15 orë më herët

“Sirat”, “Eddington” dhe “Sentimental Value”: 12 filma që do të përfliten gjatë gjithë vitit 2025

Festivali i Filmit në Kanë përfundon sot – dhe mes qindra titujve që patën premierën këtë vit, këta janë 12...

Radar15 orë më herët

Video / Macron u godit me shuplakë nga bashkëshortja, reagon presidenca

Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron...

Radar4 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar4 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore4 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix4 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix4 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Facebook