Lidhu me ne

Mix

Pse gërhitja sjell probleme më shumë për gratë se burrat

Gërhitja është një problem që prek si burrat ashtu edhe gratë. Ajo ka të bëjë me një vibrim të strukturave të rrugëve të frymëmarrjes dhe bllokim të qarkullimit të ajrit.

Tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë: mbipesha, duhani dhe alkoli.

Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.

Një studim britanik i kohëve të fundit, arriti në konkluzionin se zemra e një gruaje që gërhet dëmtohet më lehtë dhe më shpejt se ajo e burrave që gërhasin.

Gërhitja e zhurmshme është alarmi i parë i apnesë bllokuese të gjumit, e cila prek miliona njerëz në botë.

Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen dhe bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës.

Ajo është faktor rreziku për shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore siç është tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës apo metabolizimi i dobët i sheqerit në gjak.

Gjatë studimit, ekspertët britanikë analizuan të dhënat e plot 4,500 burrave dhe grave.

Ata zbuluan se gjatë gërhitjes, zemra pëson ndryshime fizike të cilat ndikojnë edhe tek mënyra e pompimit të gjakut.

Studiuesit, gjithashtu vunë re, se gratë ishin më të brishta ndaj këtyre ndryshimeve në krahasim me burrat.

Zemra e një gruaje që gërhet zmadhohet më shumë, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe veçanërisht për atakun në zemër dhe isheminë.

Apnea E Gjumit Dhe Shëndeti i Gruas

Gërhitja është vetëm një nga mënyrat se si apnea e gjumit manifestohet tek njeriu.

Gratë që gërhasin dhe kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë natës, vuajnë nga dhimbjet e kokës në mëngjes, luhatjet e humorit dhe përgjumje gjatë ditës.

Në disa raste, një grua duhet të kryejë disa ndryshime bazë në stilin e jetesës për të pakësuar episode e apnesë së gjumit.

Për shembull, në disa raste, apnea e gjumit është më e fortë kur njeriu fle në kurriz, ndaj është e udhës që të përpiqeni të flini në anë.

Alkoli duhet shmangur sidomos në mbrëmje.

Një nga mënyrat më efikase për të parandaluar bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës është të humbisni peshë.

MË TEPËR

Mix44 minuta më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix46 minuta më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix48 minuta më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet1 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal1 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar1 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore1 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix18 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix18 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix18 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Facebook