Radar
Gentian Gaba, njeriu që i bën pazarin Aurela Bashës: Protestuesit e Berishës, pakicë e inatosur

Gentian Gaba, anëtar i Kryesisë së PD, thotë se protesta e 8 janarit nuk e përfaqëson Partinë Demokratike. Në studion e lajmeve të MCN TV, Gaba i cilësoi “pakicë e inatosur dhe e vrerosur” protestuesit që u mblodhën të dielën para selisë blu. Gaba tha se nëpërmes dhunës, ata u përpoqën të transferojnë një problem personal të Sali Berishës.
Sa i takon vendimit për përjashtimin nga PD të Berishës dhe disa mbështetësve të tij, Gaba tha se ata duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve që kanë ndërmarrë.