Kryesore
Gaz Bardhi dhe Grida Duma përjashtojnë përgjithmonë nga Partia Demokratike Sali Berishën

Ish-lideri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga PD. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë.
Ky vendim u mor pas me shume se 8 orë diskutime. Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme dhe që ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ky vendim vjen tre ditë pas protestës që Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan para selisë blu, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje. Sipas kryetarit Basha, ish-lideri kërkonte gjakderdhje më 8 janar. Ndërkohë ish-lideri ka paralajmëruar protesta të tjera.
Debatet në PD nisën pas datës 9 shtator, kur kryedemokrati me vendim personal përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, disa muaj pasi ishte shpallur “non grata” nga SHBA.
Berisha më pas nisi “Foltoret”, ku zhvilloi një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin, nga ku hodhi akuza se Basha bashkëpunon dhe ka “pazare” me kryeministrin Edi Rama.
Ai thirrri Kuvendin e 11 dhjetorit, ku me votat e delegatëve u miratua shkarkimi i Bashës nga drejtimi i PD-së dhe ndryshimet statutore. Vendimet e dala nga ky Kuvend nuk u njohën nga Basha, i cili i konsideroi nul. Ai nuk konsideron legjitim as referendumin e mbajtur më datën 18 dhjetor, ku mbi 40 mijë demokratë votuan pro shkarkimit të tij.