Lidhu me ne

Mix

8 ushqimet që nuk e dini se shkaktojnë alergji

Alergjitë janë shumë të përhapura dhe mund të prekin një numër të madh personash. Mund të shkaktohen si nga ushqimet ashtu edhe nga faktorë të jashtëm siç janë polenet e luleve apo pluhrat.

Në botë numërohen rreth 170 ushqime të cilat shkaktojnë alergji, por vetëm 8 prej tyre janë më të përhapurat. Në këtë artikull  do të flasim për alergjitë më të zakonshme ndaj ushqimit dhe disa mënyra alternative me çfarë mund ti zëvendësoni.

Çfarë janë alergjitë ndaj ushqimit

Një alergji ndaj ushqimit shkaktohet kur trupi ka një reaksion ndaj një enzime të caktuar që futet në organizëm.

Disa nga këto enzima apo proteina trupi i disa njerëzve mund ti përkthejë si të dëmshme dhe ti konsiderojë si sulme. Për tu mbrojtur trupi krijon një sërë procesesh që shkaktojnë inflamacionin. Këto reaksione të brendëshme të trupit përkthehen menjëherë edhe jashtë tij.

Duke shkaktuar kështu;

  • Enjtje të zonës së fytyrës apo gojës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Presion i ulët gjaku
  • Të vjella
  • Diarre
  • Kruarje të lëkurës

Në disa raste alergjitë mund t’i shkaktojnë të gjithë këto reaksione njëherazi dhe të jenë një problem shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Disa nga këto ushqime të cilat i përdorni çdo ditë AgroWeb.org j’ua shpjegon mëposhtë.

Qumështi i lopës

Alergjitë nga qumështi i lopës zakonisht prekin fëmijët nën moshën 3 vjeç, por edhe persona të rritur.

Fëmijët në 90% të rasteve e kalojnë këtë alergji teksa rriten, kështu që në mosha madhore mund të mos jenë më të rrezikuar. Gjithësesi si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, simptomat e alergjisë mund të fillojnë 5-30 minuta pas konsumimit të këtij qumështi. Simptomat mund të variojnë që nga enjtja e fytyrës, skuqje, kruarje, të përziera apo inflamacion të stomakut.

Nëse jeni diagnostikuar nga mjeku me këtë lloj alergjie bëni kujdes të evitoni jo vetëm qumështin e lopës, por edhe produktet që e përmbajnë atë. Këtu futet djathi, gjalpi, kosi, margarina, kremi i qumështit apo akullorja.

Vezët

Alergjia ndaj vezëve është e dyta për nga më të përhapurat në të gjithë botën.

Rreth 68% e personave janë alergjik ndaj vezës deri në moshën 16 vjeç. Pas kësaj moshe alergjia mund të largohet gradualisht. Simptomat e alergjive nga veza fillojnë që nga kruarjet e lëkurës, problemet me tretjen dhe problemet me frymëmarrjen.

Në disa raste të veçanta këto simptoma mund të shkaktohen të gjitha sëbashku.

Ajo që e shkakton alergjinë tek veza është proteina, ndaj nëse jeni alergjik ndaj të verdhave të vezës jeni edhe ndaj të bardhave të saj. Nëse shikoni që pas konsumimit të këtij ushqimi keni simptoma shqetësuese, drejtohuni menjëherë tek mjeku dhe hiqni dorë nga konsumimi i tyre.

Ky përjashtim mund të mos jetë i vlefshëm edhe për të gjitha ushqimet që përmbajnë vezë. Sipas të dhënave, rreth 70% e fëmijëve të cilët vuajnë nga kjo lloj alergjie nuk përjetojnë simptoma të rrezikshme kur konsumojnë biskota apo kek me vezë.

Arrorët

Alergjitë ndaj arrorëve janë gjithashtu shumë të përhapura.

Këtu përfshihen të gjithë ushqimet të cilët rriten në pemë në formën e arrive, bajameve apo fistikëve. Nëse vuani nga kjo lloj alergjie, nuk duhet në asnjë mënyrë të konsumoni ushqime që i përmbajnë këto produkte. Këshillohet përshtatja me një dietë pa arrorë, salca apo vajra të ndryshëm.

Kikirikët

Megjithëse mund të mendoni se futen në familjen e arrorëve, kikirikët janë bishatjorë.

Njihen si shkaktarë të alergjive për shumë persona dhe mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin në këto raste. Zakonisht shfaqet në mosha të vogla dhe mund të zhduket gjatë jetës gjithësesi kujdesi maksimal është i nevojshëm. Nëse vuani nga kjo alergji, eleminoni menjëherë këtë ushqim nga dieta juaj.

Ushqimet e detit

Alergjitë nga ushqimet e detit shkaktohen kur trupi reagon ndaj proteinave që këto ushqime përmbajnë.

Këtu futen të gjithë llojet e guackave, aragosta apo karkalecat e detit. Proteina e quajtur tropomiosinë që këto ushqime përmbajnë, mund të shkaktojnë një sërë reaksionesh në organizëm. Evitojini të gjitha këto ushqime nëse ndjeni se jeni alergjikë prej tyre.

Drithrat

Alergjia ndaj drithrave mund të zhduket gjatë 10 viteve të para të jetës, por është gjithësesi e rrezikshme. Këtu futen të gjithë ushqimet me bazë drithrat, brumërat, buka dhe çdo gjë tjetër që përmban këtë produkt.

Soja

Megjithëse nuk janë shumë të përhapura, alërgjitë ndaj sojës janë prezente në 0.4% të fëmijëve. Kjo alergji shkaktohet nga farat e sojës dhe produktet që i përmbajnë ato.

Peshku

Alergjitë nga peshku prekin rreth 2% të të gjithë të rriturve. Kjo lloj alergjie mund të zhvillohet edhe gjatë jetës dhe në mosha të mëdha. Përveç alergjive nga ushqimi disa njerëz mund të përjetojnë edhe intolerancën nga ushqime të ndryshme.

Intoleranca ndaj ushqimit mund të shkaktojë efekte anësore minimale të cilat nuk prekin sistemin imunitar dhe nuk janë të rrezikshme.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix21 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar21 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar21 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore21 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar22 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix23 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix23 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix23 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix23 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook