Radar
Luan Baçi : Rama e përdhunoi publikisht Lulzim Bashën
Deputeti demokrat Luan Baçi i ftuar në SYRI TV ka komentuar sulmet e deputetit Lulzim Basha ndaj demokratëve në protestën e 8 janarit, ndërsa e ka akuzuar atë si personin përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur.
Baçi është shprehur gjatë intervistës në SYRI TV se ‘me kërkesën publike për ndihmë që Lulzim Basha i bëri policisë, Edi Rama e ka përdhunuar atë’.
‘Rama me poshtërsinë, me cinizmin që e karakterizon si njeri, i kërkoi Bashës që t’i thoshte publikisht që kërkonte ndihmë, e ka përdhunuar publikisht Rama-Bashën, duke i thënë që kërko ndihmë publike që të rrezikohet jeta nga Partia Demokratike, pra dhe unë do të vij të të ndihmoj.
Pra ai kërkoi ndihmën publikisht, i kërkoi Ramës që të ndërhynte policia dhe të largonte demokratët nga shtëpia e vet, pasi kishte bërë me dhjetëra sulme barbare mbi demokratët bashkë me mercenarët e vet që kishte strehuar brenda selisë së PD, prej 24 orësh.
Demokratët në dorë kanë pasur vetëm flamujt e PD-së, ndërsa Basha i armatosur nga brenda, i armatosur nga jashtë dhe vazhdonte të këmbëngulte derisa i largoi demokratët dhunshëm me policinë e Ramës.
E turpshme kjo që ka ndodhur tek PD-ja dhe ka vetëm një përgjegjës, ai përgjegjësi është vetëm Lulzim Basha’, u shpreh gjatë intervistës në SYRI TV, deputeti demokrat, Luan Baçi.