Lidhu me ne

Radar

CNA publikon financimet e inceneratorëve dhe për median e Carlo Bollinos

CNA ka publikuar ditën e sotme pagesat që kompanitë e inceneratorëve kanë bërë edhe për median e drejtuar nga Carlo Bollino.

Por ashtu si në rastin e “News 24”, financimi ka qenë thuajse “sekret i hapur” pasi reklama e inceneratorëve në median Shqiptarja.com ka qëndruar e hapur.

Sipas dokumenteve të publikuara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.

Sipas tabelës më poshtë, bëhet fjalë për shtatë pagesa, të ekzekutuara konkretisht nga muaji shkurt 2021, deri në muajin korrik 2021.

Në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos  4.432.771 lekë.

Ndër rastet e pagesave më problematike mbetet ajo në emisionin “Top Story” pasi autori i këtij emisioni ka goditur bizneset rivale të këtij inceneratori me të ashtuquajtura investigime.

Ndërsa Hashtag.al, ka mësuar kohë më parë se Endrit Habilaj autor i emisionit “Top Story” ka marrë angazhim nga ish-ministri Damian Gjiknuri dhe biznesmeni Mirel Mërtiri për të bërë punë operative informuese ndaj pronarëve të disa portaleve që nuk kanë pranuar të çedojnë në çështjen e inceneratorëve, që më pas t’i shantazhonin këto portale nëpërmjet goditjes në emisionin e lartpërmendur.

Që prej vitit 2019, Habilaj është përpjekur të mbledhë informacione ndaj portaleve në shënjestër, por pa mundur dot që të ketë sukses në gjetjen e ndonjë të dhëne kompromentuese.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix12 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix12 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix12 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix12 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar13 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix13 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike13 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix13 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix14 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook