Lidhu me ne

Radar

Aktori i madh “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika, shënon sot 80-vjetorin e lindjes

 “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit, aktori Robert Ndrenika feston sot 80-vjetorin e lindjes.

Robert Ndrenika, artisti me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, na ka sjellë rolet e shumta të interpretuara prej tij të cilat pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat :
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002)
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986)
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984)
Shirat e vjeshtës – (1984)
Nxënësit e klasës sime – (1984)
Kohë e largët – (1983)
Besa e kuqe – (1982)
Era e ngrohtë e thellësive
Nëntori i dytë – (1982)
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982)
Një shoqe nga fshati – (1980)
Ditët që sollën pranverën – (1979)

Mësonjëtorja – (1979)
Në shtëpinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978)
Shembja e idhujve – (1977)
Emblema e dikurshme – (1976)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974)
Rrugë të bardha – (1974)
Shtigje të luftës – (1974)
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972),
I teti në bronc – (1970)
Horizonte të hapura – (1968),
Oshtimë në bregdet – (1966)

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot aktorin Robert Ndrenika për 80-vjetorin e lindjes.

“Gëzuar 80-të vjetorin i miri Robert Robert Ndrenika – aktorit të dashur për të gjithë”, është shprehur Veliaj.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka uruar sot 80 vjetorin e aktorit të madh, Robert Ndrenika.

MË TEPËR

Kryesore59 minuta më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix1 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Facebook