Mix
Rroba firmato?! Patjetër që po, mund t’i gjesh te gabi…

Varfëria në vend mund të të lërë dhe “lakuriq”. Shumica e shqiptarëve nuk kanë para të blejnë veshje të reja. Në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, janë përgjigjur se nuk munden të blejnë rroba të reja mbi 62% e shqiptareve.

Për pasojë ata i drejtohen dyqaneve dhe tregjeve të rrobave të përdorura. Kjo përqindje është më e larta në Europë, ku në renditje pas vendit tonë është Maqedonia, me 42% të totalit, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën pyetje është 15%.