Lidhu me ne

Mix

Metoda natyrale si ta trajtoni ekzemën në kushtet e shtëpisë

Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë dhe skalpin e kokës.

Ekzema shfaqet më shumë tek amvisat të cilat janë edhe përdorueset më të mëdha të ujit, sapunëve apo detergjentëve. Të tre janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të ekzemës.

Flluskat Në Lëkurë 

Në përgjithësi, në fazën e parë ekzema shfaqet nëpërmjet flluskave. Më pas ato përthahen dhe lëkura skuqet e trashet. Ekzema mund të jetë e trashëgueshme por edhe të ndikohet nga faktorë të jashtëm. Trajtimi më i mirë i saj është mbrojtja e lëkurës nga substancat që e përkeqësojnë atë.

Detergjentët e përdorur në jetën e përditshme, solucionet kimike, zbardhuese e ngjitëse shtrojnë terrenin për shfaqjen e ekzemës. Kur shfaqet në duar, do të thotë se aftësia mbrojtëse biologjike e duarve ka rënë plotësisht. Kjo ndodh si pasojë e përdorimit të solucioneve kimike në duar.

Reagimet Alergjike

Ekzema mund të formohet edhe si pasojë e alergjive.

Reagimet alergjike ndaj një elementi të caktuar zgjasin një jetë të tërë. Menjëherë pas një kontakti me një element të tillë pritet edhe shfaqja e ekzemës. Në këtë rast, bëhen analiza për identifikimin e alergenit që shkakton alergji dhe ekzemë në të njëjtën kohë.

Shërimi I Lëkurës

Përveç përdorimit të pomadave speciale dhe medikamenteve, njerëzit që vuajnë nga ekzema rekomandohet të përdorin sapunë neutralë, zbutës për lëkurën dhe doreza.

Skalpi I Ciflosur Mund Të Jetë Ekzemë

Ekzema shfaqet në edhe në lëkurën e kokës dhe manifestohet me zbokth ose cifla të thata. Kjo lloj ekzeme shfaqet  në dimër dhe shpesh ngatërrohet me psoriazën. Ekzema mund të prekë edhe vetullat, hundën, pjesën pas veshit, brenda tij ose në kraharor. Ekzema në këto zona shfaqet kryesisht si pasojë e stresit por edhe mund të jetë e trashëgueshme.

Disa Metoda Natyrale Për Lehtësimin e Ekzemës

Kompresa me ujë të ftohtë

Aplikoni kompresa me ujë të ftohtë në zonën e lëkurës që është prekur nga ekzema por që është në fillesat e para të saj.

Nëse ekzema ka përparuar shumë kompresat me ujë të ftohtë nuk janë të rekomandueshme. Në këto raste duhet të përdorni kremra ose pomada të rekomanduara nga dermatologu.

Kosi dhe Qumështi

Konsumimi i probiotikëve, qumështi apo kosi ndihmon në një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme ndërsa nxit në parandalimin e krijimit të ekzemave.

Vaji i Arrës së Kokosit

Aplikoni vajin e arrë ssë kokosit në zonën e lëkurës ku keni ekzemën do të ndikojë në lehtësimin dhe largimin e saj.

Këshilla Për Parandalimin E Ekzemës

Sigurohuni që në ambientet tuaja ka lagështirë të përshtatshme.

Përdorni sapunë neutral

Mos përdorni ujë të nxehtë apo materiale të ashpra për lëkurën.  Pas larjes, lyejeni të gjithë trupin me krem.  Ajroseni shtëpinë rregullisht.Mbajeni dhomën e gjumit të pastër nga sendet që mbledhin pluhur.

Lyejini duart rregullisht me krem. Gjatë pastrimit përdorni doreza dhe sigurohuni që zbardhuesit nuk bien në kontakt me lëkurën.

Në dimër, mos vishni rroba leshi por vetëm pambuku. Mos prekni ushqime si mishi, peshku apo qepët. Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe thajini me peshqir.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar18 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix20 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix20 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix20 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix20 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar20 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix20 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix21 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix21 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook