Lidhu me ne

Radar

31-vjetori i PD-së së Fierit, Berisha: Basha doli një farë e keqe, dëshmoi dobësi ekstreme

Ai dështoi në çdo nismë që ndërmorri 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që ai të ishte një lider i besueshëm për demokratët dhe shqiptarët por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: ‘Fara e keqe e tillë mbetet.’

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Fier për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë degë.

Gjatë fjalës së tij, ai e quajti Lulzim Bashën “një farë të keqe”. Berisha e kritikoi atë duke thënë se kryedemokrati dështoi në çdo nismë që ndërmorri në 8 vite dhe nuk u bë kurrë lider i besueshëm.

“Ne vijmë në këtë 31 vjetor pas 8 vitesh në të cilat, e vërteta është se udhëheqja e kësaj force politike në Tiranë dëshmoi dobësi ekstreme, aparimësi dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që mori në krye, që demokratët i besuan drejtimin solli forcën tonbë politike nga humbja në humbje. Ai dështoi në çdo nismë që ndërmorri 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që ai të ishte një lider i besueshëm për demokratët dhe shqiptarët por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: ‘Fara e keqe e tillë mbetet.’

Dje më thoshte një mik: ‘Si ka mundësi ky njeri? Asnjë mundësi tjetër nuk ka veçse ky qe një farë e keqe që ne nuk e kuptuam.’

Në këto 8 vite askush nuk tregoi standarde të ulëta morale të këtij njeriiu. Askush.

Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është I gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka pasi kaloi nga humbja në humbje 8 vite rresht u thotë shqiptarëve sot : Më ndiqni se jam e ardhmja. Në fakt ai është humbja, humbja dhe vetëm humbja.

8 vite ju e mbajtët PD-në. Ju e sollët përsëri një forcë madhore politike, 8 vite lumenjtë e djersës që derdhët ju janë shkaqet themelore e cila u ngrit me një shpejtësi të rrufeshme si feniksi nga hiri dhe ja ku është sot opozita e vërtetë. Që po dridh në themelet e tij narkoshtetin dhe Edi Ramën, që në një hark kohor 3 mujor i dha vendin ato mrekulli që shqipëria dhe shqiptarët nuk i kishin parë kurrë më parë: Kuvendin e lirisë të firmosur me firmat e anëtarëve, referendumin e lirisë. Kjo opozitë u tregoi botës se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona. Ne do të qëndromë të pamposhtuar në mbrojtjen e vlerave të saj.”- tha Berisha.

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix10 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar13 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix13 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar14 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar15 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix15 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore16 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix16 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook