Lidhu me ne

Mix

Si të përdorni kosin për infeksionet mykotike?!

Më shumë se gjysma e grave në botë vuajnë të paktën një herë në jetë nga infeksionet urinare dhe të organeve gjenitale.

Në pjesën më të madhe të rasteve, këto infeksione shkaktohen nga mikroorganizmi Candida albicans.

Në trupin e njeriut mund të gjenden plot 20 lloje të ndryshme të Candidas. Simptomat kryesore të këtyre infeksioneve përfshijnë: kruarjet, djegiet, sekrecionet dhe dhimbjet gjatë urinimit. Këto simptoma shfaqen kryesisht për shkak të shumimit të baktereve në rrugët urinare dhe në organet gjenitale. Këto infeksione mund të trajtohen në mënyrë efikase edhe nëpërmjet medikamenteve të caktuara, por ato shfaqen sërish.

Përveç trajtimeve me medikamente, shumë ekspertë këshillojnë përdorimin e kosit për të penguar shumimin e organizmave të lartpërmendur. Kosi, ai i shtëpisë normalisht, është i pasur me probiotikë, ose siç njhen ndryshe bakteret e mira. Ndër bakteret më të mira që ofron kosi janë lactobacillus, acidophilus dhe bifidobacterium. Këto baktere të mira gjenden edhe në stomak, traktin urinar dhe në organet gjenitale.

Më shumë kos, më pak infeksione

Ekspertët në Finlandë kanë zbuluar se gratë dhe vajzat që hanë tre ose më shumë racione kos në javë, përballen me më pak infeksione urinare dhe të organeve gjenitale, në krahasim me ato që nuk hanë kos. Sipas tyre, konsumi i rregullt i kosit rikthen balancën e baktereve të mira në organizëm dhe pengon shfaqjen e infeksioneve. Sipas ekspertëve të tjerë të fushës, kosi mund të përdoret edhe në pjesën e jashtme të lëkurës dhe pranë organeve gjenitale për të lehtësuar simptomat, kryesisht të djegies dhe kruarjes, por edhe për të luftuar infeksionin.

Për shembull, ju mund ta përdorni kosin në mbrëmje dhe të shpëlaheni me ujë të ngrohtë të nesërmen në mëngjes.

Megjithatë, sipas ekspertëve, kosi i vetëm që duhet përdorur për një aplikim të tillë është ai i shtëpisë dhe jo ato të marketeve, me apo pa yndyrë, me apo pa sheqerna të shtuara. Produkte të tilla nuk funksionojnë kundër infeksioneve që shkaktohen nga Candida.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook