Lidhu me ne

Kioske

Luli dukshëm nuk është opozita! Në fakt nuk paska qenë kurrë!

Mbi të shkuarën dhe të ardhmen…

Nga Ylli Manjani

Mbi të shkuarën dhe të ardhmen...

Snobët, të grinjtë, të mesmit njësoj si të ligjtë e paguar (për fat të keq) rreken të argumentojnë se “Saliu dhe të tijtë janë të vjetër e konsumuar. Ndaj nuk janë e ardhmja”…

Me përjashtim të të ligjve të paguar, të tjerët i mirëkuptoj deri diku. Duam s’duam, personi dhe personalja janë pjesë e arsyetimit popullor, fatkeqësisht. Unë vetë mendoj se kjo klasë politike është cikëlmbyllur dhe se një fillim i ri mbi një sistem krejt tjetër politik është i domosdoshëm.

Mirëpo ndërkohë që merremi me moshën e bëmat e së shkuarës së Saliut dhe të tjerëve, harrohet se:

Opozita në vend paska qenë E SHITUR!!!

Përditë zbulohet fakte të reja se si Lulzim Basha gjendet i përfshirë në biznese të lidhura me qeverinë.

-Adriana Kalaja na njofton se bash ditën e djegies së mandateve Luli/familja e tij paskan lidhur kontrata ndërtimore në portin e ri të Durrësit. Projekt i denoncuar si model korrupsioni!!

-Beteja e Lulit të partisë së djathtë kundër biznesit, me demek oligarkëve, paska qenë thjesht fleta e gjobës ose kujtesa e radhës për pagesat e majme. Fatura të bëra publike tregojnë shumat e majme që “oligarkët” i paskan paguar Lulit/familjarëve.

-Faktet tashmë sugjerojnë se shuarja e protestave antiqeveri nuk erdhën nga gazi lotsjellës, por nga Lulsjellësi në krye të saj. Çështja e financimit të paligjshëm prej 500.000 USD u mbyll, por dëshmia përvëluese është ende gjallë…

-Djegia e mandateve dhe dorëzimi në tavolinë i pushtetit lokal nuk paska qenë për parim po për pazar. Qeveria bëri të gjitha koncesionet problematike e pashqetësuar politikisht.

Duket që ka ende të tjera. Toyota Yaris, inceneratorët… Por mjafton edhe kaq për të kuptuar se përse Luli është shpallur dhe ruhet si monument kulture në SHQUP!?

Luli dukshëm nuk është opozita!

Në fakt nuk paska qenë kurrë!

Prandaj pakica elektorale dy herë rresht formoi shumicë moniste. Sepse Luli shiti opozitën në zgjedhje dhe ndaloi shumicën të protestojë kundër pakicës. Të gjitha këto përkundrejt pagesave të majme!!!

Ndaj, të dashur snobë, të zonës gri apo të shtresës së mesme, përpiquni të kuptoni se vendi ka nevojë urgjente për OPOZITË POLITIKE REALE.

Në këtë pikë mua nuk më kërcet hiç nëse ai që e bën është Saliu apo edhe vetë Enveri në u ngjalltë nga varri. As më duhen hiç personalet e tyre, sepse e di që personalet e tyre janë hiçgjë përpara shitjes së vullnetit opozitar me para të fëlliqura që paska bërë Luli.

Ua sugjeroj dhe juve këtë qasje. Nuk e di a është e duhura, por nuk kemi një tjetër më të mirë për momentin.

Koha që po harxhojmë e sentenca mbi të ardhmen dhe të shkuarën, temë e nxitur nga vetë Lulsjellësi, është pjesë e shmangies së vëmendjen nga çështja kryesore në vend: OPOZITA REALE.

Nëse ata që na garantojnë një opozitë e vërtetë sot quhen e shkuara, unë jam me këtë “të shkuar”!

Nëse e ardhmja na qenka shitja e vullnetit të njerëzve, u shoftë më mirë kjo e ardhme!

Nuk di logjikë tjetër.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook