Radar
Bylykbashi tallet me Bashën/ Sa herë ai premton të ardhmen, e ardhmja spostohet me katër vjet!

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka ironizuar opozitën e Lulzim Bashës me Kometën Halley, e cila është kometa më e afërt dhe që i afrohet Tokës periodikisht çdo 76 vjet.
Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi thekson se sa herë kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha, premton të ardhmen në fushatë, e ardhmja spostohet me katër vjet sërish e sërish. E menjëherë pas rizgjedhjes pas humbjes, premton sërish e sërish si misionar i të ardhmes.