Lidhu me ne

Radar

Edith Harxhi: Luli Basha si Kim Yong Un, koha e tij ka mbaruar

Edith Harxhi: Luli Basha si Kim Yong Un, koha e tij ka mbaruar

Ish ministrja e Jashtme, Edith Harxhi e ka krahasuar kreun e PD, Lulzim Basha me Kim Yong Un, liderin e  Koresë së Veriut.  

Në një status në Facebook, Harxhi shkruan se Basha ka ardhur në Shqipëri me mision vetëm shkatërrimin e opozitës shqiptare.

Postimi i plotë:

Disa muaj më parë, më herët se shumë demokratë të kuptonin se kush është Luli Basha, në një nga intervistat e mia e kisha krahasuar atë me Kim Yong Un. Më pas, mendova se kisha shkuar shumë larg.

Sot e kuptova mirë që e kisha parashikuar shumë mirë si shumë herë këto vite se kush është ai në të vërtetë.

E kam njohur shumë para të tjerëve dhe paranojën e tij e njoh shumë mirë.

Ka katër muaj që gjithë vendi merret me këtë të marrë, gjoja të studiuar në perëndim dhe askush nuk uluret mjaftueshëm tek kalojnë 2 ton kokainë para syve tanë dhe as miqve përtej oqeanit që janë kaq të interesuar për stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.

Askush nuk merret me daljen në shesh të milionave të parave të pista që lahen nëpërmjet rrogave të majme në borderot e shtetit shqiptar apo 29 milionët që merr kunati i tij dhe shumat marramendëse të fitimit në vit pandemie, të njërës nga dhjetra kompani që lajnë paratë e PPP-ve shqiptare të Edi Ramës duke i ofruar portet, aeroportet dhe burimet tona. Po me inceneratorët, paratë e betonit dhe betoniereve të panumërta të Tiranës?

Ky njeri ishte ashtu siç e kisha denoncuar unë dhe shumë miq të mi prej vitesh. I paskrupullt dhe mjeran në mbretërinë e tij në opozitë që i siguron vetëm të ardhura në kurriz të 625 mijë demokratëve dhe shumë votuesish të tjerë të joshur nga Rama.

LB ka ardhur në Shqipëri me mision vetëm shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe nuk gjej aspak ngushëllim tek ndjesa e gjithë miqve sot që nuk e kishin kuptuar se kush ai ishte vërtetë.

Koha jote ka mbaruar Luli Basha, dhe bashkë me të edhe e atyre që e dëshpëruan dhe varfëruan këtë popull këto nëntë vite. Ik bashkë me ata që të kanë marrë peng dhe që virtyt kanë vetëm bunkerizimin, shpopullimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve!

Në datën 8 janar 2022 ora 12:00 të mblidhemi të rrëzojmë këtë diktator që i veniti shpresën shqiptarëve dhe më pas si vëllaun e tij që vagullon lehtshëm prej vitesh si Kryeministër i vendit më të varfër në Europë!

Sot mu kujtuan ditët e fundit të Hitlerit në bunkerin e tij! #8janar2022, #tërrëzojmëdiktaturënere, #teshpetojmepluralizmin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime20 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix22 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix22 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix22 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore22 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar23 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook