Lidhu me ne

Mix

Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla, në ‘Shihemi në gjyq’ për këngën ‘Të ka lali shpirt’

Këngëtarët Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla janë përplasur në ‘Shihemi në Gjyq’ në Tv Klan për të drejtat e këngës ‘Të ka lali shpirt’. Mandi Nishtulla ka akuzuar kolegen e tij se e ka shitur këngën bashkë me Alfred Sulën (i cili kishte edhe studion muzikore) në 30 vende të Evropës. Madje sipas Mandit, e kanë dërguar edhe në Afrikë, te një kolegia e tij.

Nga ana e saj, këngëtarja Silva Gunbardhi ka reaguar duke thënë se nuk e ka shitur këngën dhe nuk mund të shiste një këngë që nuk mbante emrin e saj.

Pjesë nga përplasja në emision: 

Mandi Nishtulla: Silva e di sa kemi dhënë ne për atë këngë, në çdo muaj i kam parapagesat këtu. Ty të kam motër se ke pranuar të vish. Pagesa ime është 5 mijë dollarë në muaj. E di çfarë dua të them që na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty.

Silva Gunbardhi: Unë e kam problem kur më bëjnë hajdute mashtruese, që kam bërë vila. Nuk vuaj unë për lekë Mandi.

Mandi Nishtulla: Janë miliona klikime Silva.

Eni Çobani: Tani do flasim për kontratat, Silva ke firmosur dhe ke marrë 10 për qind. 40 për qind të kësaj kënge i merr Alfred Sula dhe 50 për qind i merr firma Akromax. Tani Mandi dhe Silva para se të merrni vendime duhet të lexoni ligjin, Silva është vetë me formim ligjor ndërsa Mandi jo. Mandi ka përgjegjësinë e madhe që ka krijuar një këngë dhe sot nuk ka një kontratë që të mbrojë të drejtën e tij. Më në fund u desh tani ky fillimviti që të dalë kjo. Çfarë thotë ligji Alfred i dashur dhe më sigurove që ‘unë kam marrë të gjitha të drejtat e sigurimit dhe përdorimit nga z. Mandi. Po të bëj një pyetje publikisht, nuk ke pranuar të flasësh në telefon.

Mandi Nishtulla: Sepse është një hajdut i jashtëzakonshëm.

Eni Çobani: Të lutem, ky zotëria që juve thoni që nuk ka asnjë të drejtë por me një kontratë të Akromaksit dhe me një firmë të babait të tij Pëllumbit, ka firmosur shitjen e kësaj kënge si autor i kësaj kënge një këngëtareje me famë në bullgari, Dezis Slava. Mandi më siguron që kënga është shitur por nuk është shitur vetëm në Bullgari.

Mandi Nishtulla: Në 28 vende të Evropës e kanë shitur.

Eni Çobani: Por është shitur edhe në Rumani. Mandi pretendon se është shitur në 28 vende

Ardit Gjebrea: E kanë shitur ata?

Mandi Nishtulla: Po ata e kanë shitur.

Ardit Gjebrea: Ah ti ia dhe vetëm bullgarit!?

Eni Çobani: Vetëm Rumanisë dhe Bullgarisë ia ka dhënë Mandi. Si është e vërteta e kësaj?

Silva Gunbardhi: E vërteta është që Alfred Sula, kur unë u shqetësova shumë se kam muaj që akuzohem si hajdute, falsifikatore, si mashtruese

Mandi Nishtulla: Të kërkoj ndjesë se vetëm më ke dhënë të drejtë. Kemi pasur edhe shaka bashkë, ti e di çfarë shakash kemi pasur

Silva Gunbardhi: Kam qenë gjithmonë serioze dhe me të drejtën.

Mandi Nishtulla: Po thua gënjeshtra se nuk je e drejtpërdrejtë.

Silva Gunbardhi: Çfarë kam bërë unë që të akuzohem si mashtruese, hajdute kam blerë vila dhe akuza të tilla të rënda.  Jam akuzuar se kam vjedhur Mandin.

Mandi Nishtulla: Atje njihet Mandi Nishtulla.

Silva Gunbardhi: Mi ka marrë lekët ajo gaxhia, ajo e bardha.

Mandi Nishtulla: Po pse ofendon ashtu, unë s’të ofendova? Pse po thua tani që po bën dallim racial.

Silva Gunbardhi: Ah, kaq të rënda kanë qenë fjalët e tua sa sot prekesh Mandi! Sepse kështu the që nuk marr lekë, se jam i këtij komuniteti, jam me ngjyrë tha. E ktheu në raciale!

Mandi Nishtulla: Ti dhe Alfred Sula ke shitur këngën në 30 vende të Evropës, madje deri në Afrikë te Saho, te kolegia ime.

Silva Gunbardhi: Kur nuk ka emër aty; Silva Gunbardhi, si ta shes këngën mo Ardit ? Ma tregon pak këtë logjikën e Mandit?

Ardit Gjebrea: Nuk e ka shitur Silva këngën.

Mandi Nishtulla: Po kush e ka shitur këngën?

Silva Gunbardhi: Studiot…

Mandi Nishtulla: Ti marrke 10 për qind prej Alfredit dhe nuk e marrke prej këngës.

Silva Gunbardhi: Më thanë Silva do firmosësh se do lekë Mandi, po le t’i marrë lekët Mandi. Më bëhet qejfi!

Mandi Nishtulla: Pse nuk ma dhe të drejtën kur ishte 20 milionë klikime kënga. Fol me mua, kur ishim te Sheratoni….

Tv Klan

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook