Lidhu me ne

Mix

5 ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në gojë në qoftë se vuani nga diabeti

What is Diabetes? | NIDDK

Personat që nuk vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë herë pas here patate të skuqura apo ëmbëlsira. Edhe pse janë të pashëndetshme dhe mund t’ju shtojnë në peshë, konsumimi i tyre nuk është fundi i botës. Ndërsa, për personat që vuajnë nga diabeti, ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ketë pasoja të rënda për jetën.

Është e vështirë të thuhet çfarë është mirë dhe çfarë jo duke qenë se çdo pacient me diabet është disi ndryshe nga tjetri, megjithatë, ata duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë. Si nivelet e larta ashtu edhe të ulëta të sheqerit në gjak – hiperglicemia dhe hipoglicemia – mund të shkaktojnë simptoma të tilla si të vjella, dhimbje në stomak, rrahje të shpejta zemre, dridhje dhe marramendje.

Në raste më ekstreme, nivelet e larta ose të ulëta të sheqerit në gjak mund të kenë pasoja të rënda, deri në vdekje. Nëse vuani nga diabeti dhe po përjetoni këto simptoma, duhet të vizitoheni patjetër tek mjeku specialist. Cilat ushqime shkaktojnë më shumë probleme tek pacientët që vuajnë nga diabet?

 
1. Pijet e gazuara: Edhe pse ka pak të dhëna që i lidhin pijet e gazuara dietike me shtimin në peshë dhe probleme të tjera shëndetësore, konsumimi i rregullt i këtyre pijeve është i rrezikshëm për ata persona që vuajnë nga diabeti. Një kanaçe e vetme përmban 39 gramë sheqer. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të marrin jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

 
2. Lëngjet e frutave që shiten nëpër dyqane: Lëngjet e frutave janë të shëndetshme deri në momentin që ata nuk kanë sheqer të shtuar. Për personat që vuajnë nga diabeti, apo për të gjithë ne, nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes konsumimit të sheqerit në formën e pijeve të gazuara ose lëngjet e frutave që shiten në dyqane. Të dyja janë të pashëndetshme. Ndërsa lëngjet që i përgatisni nga frutat e freskëta janë të mira për shëndetin, edhe pse nuk duhet ta teproni me to nëse vuani nga diabeti.

 
3. Petulla të ëmbla: Shumë persona me diabet e mendojnë sheqerin si ushqimi nr. 1 që rrit sheqerin në gjak, por në fakt janë karbohidratet që e shkaktojnë një gjë të tillë. Petullat e përgatitura me drithëra të përpunuara janë ndër burimet më të mëdha të karbohidrateve që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.

4. Patatet e skuqura: Perimet me niseshte, si patatet dhe misri, janë ndër burimet kryesore të karbohidrateve, prandaj duhet të kufizohen ose shmangen nga personat që vuajnë nga diabeti. Nëse edhe i skuqni patatet, rreziku dyfishohet.

 
5. Ëmbëlsirat që shiten nëpër dyqane: Tortat, biskotat, karamelet, të gjitha këto lloje ëmbëlsirash kanë në përmbajtje të lartë sheqer dhe drithëra të rafinuara. Edhe më keq: Nëse i blini ato më dyqane, shumë prej tyre përmbajnë yndyra të pangopura, duke rritur kështu rrezikun në shëndet. Njerëzit me diabet janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, dhe yndyrat e ngopura rrisin nivelet e kolesterolit në total.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook