Lidhu me ne

Mix

Autizmi, Çfarë e shkakton autizmin?

Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) është emri për një sërë gjendjesh shëndetsore të ngjashme, përfshirë sindromën Asperger, që ndikojnë në ndërveprimin shoqëror të personit, komunikimin, interesat dhe sjelljen.

Tek fëmijët me autizëm, simptomat shfaqen para moshës tre vjecare , edhe pse një diagnozë ndonjëherë mund të bëhet pas moshës tre vjeçare.

Më të prekur janë djemtë me këtë çrregullim sesa vajzat.

Autizmi ështe një sëmundje nga e cila nuk mund të shëroheni, por terapitë e ndryshme të të folurit-gjuhës dhe një numër ndërhyrjesh të tjera janë në dispozicion për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit.

Shenjat dhe simptomat

Njerëzit me autizëm kanë tendencë të kenë probleme me ndërveprimin dhe komunikimin shoqëror.

Në fëmijërinë e hershme, disa fëmijë me autizëm nuk belbëzojnë ose përdorin tinguj të tjerë vokalë. Fëmijët më të rritur kanë probleme me sjelljen jo-verbale të ndërveprimit me të tjerët – për shembull, ata kanë vështirësi me kontaktet me sy, shprehjet e fytyrës, gjuhën e trupit dhe gjestet. Ata nuk mbajnë kontakte të shkurtra me sy dhe injorojnë familjarët dhe të panjohurit.

Fëmijët me autizëm nuk janë te vetëdijshëm dhe nuk kanë interes ndaj fëmijëve të tjerë. Ata janë më tepër të tërhequr nga fëmijë më të vegjël ne moshë se ata , në vend që të bashkëveprojnë me fëmijët e të njëjtës moshë. Ata kanë tendencë të luajnë vetëm.

Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë emocionet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë si dhe vështirësi në fillimin e bisedave ose pjesëmarrjen në to. Zhvillimi i gjuhës tek fëmijët me autizëm mund të jetë i vonuar dhe mungesa dhe aftësitë e të folurit nuk do të kompesohen duke përdorur gjeste (gjuhën e trupit) ose shprehjet e fytyrës.

Fëmijët me autizëm do të tentojnë të përsërisin fjalë ose fraza të folura nga të tjerët (menjëherë ose më vonë) pa formuluar gjuhën e tyre , ose paralelisht me zhvillimin e aftësive gjuhësore. Disa fëmijë nuk demostrojnë lojëra me imagjinatë apo të pretendojnë gjatë një loje, ndërsa të tjerët do të përsërisin vazhdimisht të njëjtën shfaqje.

Disa fëmijë me autizëm pëlqejnë të rrinë në të njëjtën rutinë dhe një ndryshim i vogël mund të shkaktojë zemërim të castit ose shpërthime inati. Disa fëmijë mund të godasin dorën, të rrotullohen ose të lëvizin gishtat kur ata janë të ngazëllyer ose të mërzitur. Të tjerë përfshihen në aktivitete të përsëritura, të tilla si ndezja dhe fikja e çelsave të dritës, hapja dhe mbyllja e dyerve ose rreshtimi i gjërave.

Fëmijët dhe të rinjtë me autizëm shpesh përjetojnë një gamë të problemeve konjiktive (të menduarit), të mësuarit, emocionale dhe të sjelljes. Për shembull, ata mund të kenë gjithashtu Deficit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (nga anglishtja Attention Deficit Hyperactivity Disorder – ADHD), ankth ose depresion.

Rreth 70% e fëmijëve me ASD kanë një IQ (koeficent inteligjence) joverbale nën 70. Nga këto, 50% kanë një IQ jo-verbale nën 50. Në përgjithësi, deri në 50% të njerëzve me “vështirësi të mëdha të të mësuarit” kanë autizëm.

Diagnostikimi

Karakteristikat kryesore të autizmit janë problemet me komunikimin dhe ndërveprimin social te cilat mund të jënë të shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme.

Disa karakteristika të autizmit nuk janë të dukshme deri në momentin kur diçka ndryshon, të tilla si në momentin kur fëmija fillon çerdhen ose shkollën.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë nga shenjat dhe simptomat e autizmit tek fëmijët tuaj, ose nëse jeni të shqetësuar për zhvillimin e fëmijës suaj. Diskutimi i shqetësimeve tuaja me çerdhen ose shkollën e fëmijës mund t’ju vijë në ndihmë.

Si te kujdeseni për dikë më autizëm

Të jesh kujdestar nuk është një rol i lehtë. Kur jeni i zënë duke iu përgjigjur nevojave të të tjerëve, mund të ndikojë në energjinë tuaj emocionale dhe fizike, duke bërë që të harroni shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore .

Nëse jeni duke u kujdesur për dikë tjetër, është e rëndësishme që të kujdeseni për veten dhe të merrni sa më shumë ndihmë që të jetë e mundur. Është në interesin tuaj dhe ato të personit që ju intereson.

Çfarë e shkakton autizmin?

Shkaku i saktë i autizmit është i panjohur, por mendohet të jetë përfshirja e disa faktorëve kompleks gjenetik dhe mjedisor.

Në të kaluarën, disa njerëz besonin se vaksina MMR (fruthit, shytave dhe rubeolës) shkaktoi autizmin, por kjo është hetuar gjerësisht në një numër studimesh të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë miliona fëmijë dhe studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të MMR (fruthit, shytave dhe rubeolës) dhe autizmin.

Autizmi tek të rriturit

Disa njerëz me autizëm kanë patur karakteristika të çrregullimit gjatë fëmijërisë , por hyjnë në moshën e rritur pa u diagnostikuar kurrë.

Megjithatë, diagnostikimi tek të rriturit shpesh mund të ndihmojë një person me autizëm dhe familjarët e tyre të kuptojnë gjendjen dhe të analizojnë se çfarë lloj këshille dhe mbështetjeje kanë nevojë.

Për shembull, një numër shërbimesh specifike janë në dispozicion për të rriturit me autizëm për të marrë ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të gjetur një punë që përputhet me aftësitë e tyre./ Podiumi.com

MË TEPËR

Radar6 minuta më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix22 minuta më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix24 minuta më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore2 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Facebook