Kioske
Ngjarjet kyesore të vitit 2021
Përmbysja globale e vitit 2020 vazhdoi me ritme marramendëse në vitin 2021, me liderë të rinj në SHBA dhe BE, me llojet e reja të Covid-19 dhe një luftë kulturore mbarëbotërore që vazhdon. Këtu janë disa nga historitë më të mëdha që kanë shenjuar vitin.
Biden merr përgjegjësinë në një Amerikë të ndarë
Duke e drejtuar fushatën e tij kryesisht nga kufijtë e bodrumit të tij në Delaëare, Joe Biden u premtoi votuesve një kthim në ‘normalitet’ që karakterizonte Uashingtonin ë epokën para Trump. Ndërsa mesazhi i Bidenit fitoi, përurimi i tij në janar nuk ndikoi shumë për të shëruar hendekun politik midis Amerikës së kuqe dhe blu.
Me Donald Trump dhe mbështetësit e tij që akuzuan demokratët për manipulimin e zgjedhjeve, Biden u betua dy javë pasi një turmë e zhurmshme mbështetësish të Trump u revoltuan në Capitol Hill më 6 janar. Ai menjëherë nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë në 100 ditët e tij të para – më shumë se tre paraardhësit e tij të fundit së bashku, që më së shumti synonin të zhbënin politikat e Trump. Muri kufitar i Trump, tubacioni i naftës Keystone XL dhe tërheqja e SHBA nga marrëveshja e Parisit për klimën u kthyen të gjitha me një të rënë të lapsit.
Karakterizimi i përsëritur nga Biden i rebelëve të Kapitolit si ‘terroristë vendas’ dhe urdhri për vaksinimin e detyrueshëm e ndikuan më tej miratimin e tij tashmë të ulët midis konservatorëve. Me kalimin e vitit, vlerësimet e tij nga amerikanët e të gjitha bindjeve politike ranë, kryesisht për shkak të inflacionit të shfrenuar dhe rritjes së çmimeve që i atribuohen shumë programeve të tij të shpenzimeve prej shumë trilion dollarësh.
Talibanët rimarrin Afganistanin
Jashtë vendit, sfida më serioze e politikës së jashtme të Bidenit përfshinte tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani, një proces i nisur nga Trump një vit më parë. Shenja e parë e telasheve erdhi kur Biden caktoi datën e tërheqjes më 11 shtator, katër muaj më vonë se data e majit e negociuar nga Trump dhe talebanët.
Me disa mijëra trupa amerikane ende në Afganistan deri në maj, talebanët filluan një ofensivë mbarëkombëtare, duke mposhtur me lehtësi Ushtrinë Kombëtare Afgane të financuar dhe të stërvitur nga SHBA. Deri në gusht, grupi militant kishte rrethuar Kabulin dhe pasi lanë pas miliarda dollarë armë dhe pajisje, SHBA filloi një tërheqje të nxituar nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’.
Tërheqja ishte kaotike, me një grup afganësh që u turrën në pistë dhe tentuan të largohen nga vendi me avionë amerikanë ndërsa një kamikaz me bombë vrau 13 trupa amerikane dhe dhjetëra vendas jashtë aeroportit. Qeveria e Ashraf Ghanit e mbështetur nga SHBA-ja u largua dhe si një akt i fundit tragjedie, një sulm me dron amerikan vrau gabimisht një familje të pafajshme në shenjë ndëshkimi për sulmin vetëvrasës.
Me largimin e SHBA-ve më në fund pas dy dekadash lufte dhe pushtimi, talebanët kanë premtuar se do të sundojnë në mënyrë më të moderuar sesa gjatë qëndrimit të fundit në pushtet në fund të viteve 1990.
Epokës së Merkelit i vjen fundi
Socialdemokrati Olaf Scholz u bë kancelari i ri i Gjermanisë në dhjetor, duke i dhënë fund 16 viteve të pandërprera të sundimit të Angela Merkel. Përgjatë katër mandateve, blloku konservator i Merkelit qëndroi në pushtet nëpërmjet aleancave ose me Social Demokratët ose Demokratët e Lirë, por në vitin 2018, kancelarja veterane njoftoi se ajo nuk do të kërkonte një mandat të pestë.
Merkel mbikëqyri disa momente kryesore në historinë e Gjermanisë dhe Evropës. Në vitin 2015, ajo mori kritika të rënda për hapjen e kufijve të Gjermanisë për më shumë se një milion emigrantë, një veprim që nxiti ngritjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të krahut të djathtë në sondazhe. Ajo ishte një përkrahëse e hershme e pakësimit të varësisë së Evropës nga importet e gazit rus, megjithatë kritikoi sanksionet e SHBA kundër Moskës dhe mbikëqyri përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë.
Qeveria e Scholz-it është më pak miqësore me Moskën dhe ka bllokuar certifikimin e Nord Stream 2. Berlini gjithashtu ka dëbuar diplomatët rusë për vrasjen e një separatisti çeçen që kërkoi azil në Gjermani, një vrasje që Rusia mohon ta ketë kryer. Scholz ka rritur kufizimet e koronavirusit, duke mbështetur bllokimin e Merkelit për njerëzit e pavaksinuar dhe duke premtuar se do e sjellë vaksinimin e detyrueshëm në një votim parlamentar. Vetë Scholz e përshkroi vaksinimin e detyrueshëm si ‘ligjërisht të lejueshëm dhe moralisht të drejtë’.
Marrëveshja e AUKUS-it çon në një përplasje midis aleatëve perëndimorë
I shpallur në shtator, pakti AUKUS do bëjë që SHBA dhe Britania ë ndihmojnë Australinë të blejë nëndetëset bërthamore. Marrëveshja trepalëshe do të shtojë gjithashtu raketat Tomahaëk dhe raketat kundër anijeve me rreze të gjatë në arsenalin e Australisë dhe do e shohë Australinë të bashkëpunojë me SHBA-në për armët hipersonike. Para marrëveshjes, Franca nënshkroi një kontratë 90 miliardë dollarësh për t’i shitur Australisë nëndetëse me naftë. Anulimi i njëanshëm i kësaj kontrate nga Canberra u përshkrua nga ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian si një ‘thikë pas shpine’ dhe ambasadorët e vendit u tërhoqën nga SHBA-ja dhe Australia.
Presidenti francez Emanuel Macron ka qenë prej kohësh një ithtar i pakësimit të mbështetjes së Evropës te SHBA-ja për sigurinë e saj, dhe në vazhdën e marrëveshjes AUKUS, ai u bëri thirrje liderëve të tjerë të BE-së që të ‘ndalojnë së qeni naivë’ dhe të ndërtojnë ‘fuqinë dhe kapacitetin’ për të mbrojtur veten.
Mutacionet e Covid-19 paraqesin sfida të reja
I identifikuar për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, varianti Delta i koronavirusit u bë ai dominues në mbarë botën nga mesi i vitit 2021. Më i transmetueshëm se varianti origjinal Alfa që u përhap nga Wuhan, Kinë, në fillim të vitit 2020, Delta nuk shkaktoi ndonjë ndryshim në masat e kontrollit në të gjithë botën. Maskimi, distancimi dhe vaksinimi ishin ende mjetet e zgjedhura për të mposhtur Delta-n dhe shumica e vendeve në hemisferën veriore po shihnin raste të zvogëluara, shtrime në spital dhe vdekje gjatë muajve të verës.
Megjithatë, të gjitha këto masa dështuan në ndalimin e rritjes së normave të rasteve dhe këto shifra të larta u ndërlikuan në nëntor nga zbulimi i variantit Omicron në Afrikën e Jugut. Omicron besohet të jetë edhe më i transmetueshëm se variantet e mëparshme dhe zbulimi i tij shkaktoi panik në mbarë botën.
Sidoqoftë, deri më tani ka çuar në shkallë shumë më të ulëta të shtrimit në spital dhe vdekjes sesa llojet e mëparshme, me shumicën e simptomave si të lehta ose të pandjeshme. Qeveritë në mbarë botën kanë përdorur frikën ndaj Omicron për të nxitur politika të reja agresive të bllokimit dhe vaksina përforcuese.
Eksplorimi i hapësirës bëhet privat
Kompania e parë private që dërgoi njerëz në orbitë në vitin 2020, SpaceX, dërgoi një rekord 143 satelitësh në hapësirë në një mision të vetëm në janar dhe nisi fluturimin e parë me ekuipazh. të një kapsule hapësinore të ripërdorur në prill. Në shtator, kompania bëri edhe një herë histori, duke lëshuar ekuipazhin e parë tërësisht civil në orbitë.
Sektori privat i eksplorimit të hapësirës është mbushur me njerëz në SHBA vitet e fundit, me Virgin Galactic të Richard Branson dhe Blue Origin të Jeff Bezos që të dy konkurrojnë për të ulur koston e fluturimeve në hapësirë.
Ideologjia përhapet në mbarë globin
Përhapja e ideologjisë në të gjitha aspektet e shoqërisë dukej se arriti kulmin e saj në vitin 2020, me protestat e Black Lives Matter që arritën në të gjitha cepat e botës perëndimore dhe të gjitha llojet e statujave dhe monumenteve ‘problematike’ u rrëzuan në SHBA, Britani dhe Kanada. Një lloj i tillë protestash konsiderohet të jetë çelësi në fitoren elektorale të Glenn Youngkin – një republikan që premtoi të ndalonte mësimin e ‘privilegjit të racës së bardhë’ nëse zgjidhej – në zgjedhjet guvernatoriale të Virxhinias në nëntor. Një muaj më vonë, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis prezantoi ‘Stop WEoke Act’, një pjesë e legjislacionit që do t’u jepte prindërve fuqinë për të paditur mësuesit që u mësojnë fëmijëve të tyre teorinë kritike të racës në shkolla.
Presidenti francez Emmanuel Macron pretendoi këtë verë se ‘kultura e zgjimit’ e importuar nga Amerika po krijon më shumë ndarje midis pakicave në Francë. Në tetor, ai sulmoi Komisionin Evropian për përkuljen ndaj ‘marrëzive’ pasi komisioni botoi një udhëzues gjuhësor të refuzuar tani, duke këshilluar zyrtarët të përdorin terma fyese si ‘sezoni i festave’ në vend të ‘Krishtlindjeve’ dhe të ndryshojnë termat gjinorë si ‘burrë’ e ‘zonja dhe zotërinj’ me fjalë asnjanëse ndaj gjinisë. /Hashtag.al