Lidhu me ne

Mix

Ja 10 shenjat që nuk jeni të lumtur

Lumturia vjen në shumë forma të ndryshme, aq sa ajo mund të jetë e vështirë për t’u përkufizuar. Mungesa e lumturisë, në anën tjetër, është e lehtë për t’u identifikuar: Ju e ndjeni kur jeni të palumtur!

Këto janë cilësuar nga studiuesit si 10 zakonet shqetësuese të njerëzve të palumtur:
Veprimet kur s’je i lumtur
Kur njerëzit janë të pakënaqur është shumë më e vështirë të qëndrosh me ta. Mungesa e lumturisë i shtyn njerëzit në një rreth vicioz, që i mban larg arritjes së gjërave që janë të aftë për të arritur.
Me sytë nga e ardhmja
Duke i thënë vetes, “Unë do të të jem i lumtur kur …” është një nga zakonet që bien më lehtësisht njerëzit e palumtur. Se si përfundon deklarata nuk ka rëndësi, sepse ajo e vë theksin shumë mbi rrethanat. Ekspertët thonë se në vend të kësaj duhet të përqëndroheni në të qenit i lumtur tani, sepse nuk ka asnjë garanci për të ardhmen.
Shpenzimi i shumë kohe dhe përpjekje për të përvetësuar “gjëra”
Njerëzit që jetojnë në varfëri të skajshme përjetojnë një rritje të konsiderueshme të lumturisë, kur rrethanat e tyre financiare përmirësohen. Edhe pse me dhjetra studime tregojnë se gjërat materiale nuk të bëjnë të lumtur. Ju mund të zhgënjeheni kur të kuptoni se mund të kishit qenë të lumtur në vend që të harxhonit kaq shumë kohë për të përvetësuar të mira materiale.
Qëndrimi në shtëpi
Kur ju ndjeheni të palumtur është joshëse për të shmangur njerëzit e tjerë. Ky është një gabim i madh, sepse s’ka asgjë që i lumturon më shumë njerëzit se sa shoqëria.
Etiketimi i vetes si viktimë
Njerëzit e palumtur kanë tendencë për të vepruar nga pozita e parazgjedhur se jeta është e vështirë dhe jashtë kontrollit të tyre. Problemi me këtë filozofi është se nxitet një ndjenjë të pafuqisë dhe njerëzit që ndihen të pafuqishëm nuk kanë gjasa për të marrë masa për t’i bërë gjërat më mirë.
Pesimizmi
S’ka ‘karburant’ më të fortë për mungesën e lumturisë se pesimizmi. Problemi me një qëndrim pesimist, përtej se ndikon negativisht në humor, është që të bëhet një profeci vetë-përmbushëse: Në qoftë se ju prisni gjëra të këqija keni më shumë gjasa për të marrë gjëra të këqija!
Ankesat
Të ankohesh pa pushim është shqetësuese, si dhe qëndrimi që i paraprin. Duke menduar se sa gjëra të këqija po ju ndodhin s’bëni gjë tjetër veçse riafirmoni besimet tuaja negative. Ndërsa duke folur për atë që ju pengon mund të ju ndihmojë të ndjeheni më mire.
Përgjithësimi i të keqes
Njerëzit e palumtur ndjejnë sikur gjithmonë u ndodhin gjëra të këqija. Dallimi është se njerëzit e lumtur i shohin problemet si një zhgënjim i përkohshëm, ndërkohë që njerëzit e palumtur e shohin ndonjë gjë negative si provë e mëtejshme se jeta e tillë është e do të jetë.
Nuk përballen me gabimet
Njerëzit e lumtur janë përgjegjës për veprimet e tyre. Kur ata bëjnë një gabim mbajnë përgjegjësi. Nga ana tjetër njerëzit e palumtur përpiqen t’i fshehin gabimet. Por harrojnë se problemet mund të bëhen më të mëdha kur fshihen.
Nuk përmirësohen
Sepse njerëzit e pakënaqur janë pesimistë dhe ndjejnë një mungesë të kontrollit mbi jetën e tyre, ata kanë tendencë për të qëndruar duarkryq dhe të presin çfarë jeta do t’u sjellë. Dhe pastaj ata pyesin veten pse gjërat nuk ndryshojnë.
Ziliqar dhe xheloz
Xhelozia dhe zilia janë të papajtueshme me lumturinë, kështu që nëse ju jeni vazhdimisht duke e krahasuar veten me të tjerët, është koha për të ndaluar.
Ndryshimi i shprehive
Ndryshimi i shprehive tuaja në emër të lumturisë më të madhe është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten. Por është gjithashtu e rëndësishme për një arsye tjetër: Duke marrë kontrollin e lumturinë tuaj i bëni të gjithë rreth jush gjithashtu të lumtur.
Burimi: HuffPost

MË TEPËR

Radar29 minuta më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix31 minuta më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore2 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix2 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Facebook