Lidhu me ne

Kioske

Droga në banane/ Biznesi i komanduar nga Dubai dhe milionat që “kyçin” gojën medias

Një tjetër sasi lëndë narkotike, është kapur mbrëmjen e djeshme nga policia, në një kontejner me banane të Ziko Kompani që reklamon Bana King.

Bëhet fjalë për 119 kg kokainë, e cila u sekuestrua mbrëmë në një magazinë në Vaqarr.

Ndërkohë, sot kanë dalë në dritë të tjera detaje.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se konteineri ka kaluar tranzit në një port në Itali, ku autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës), për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të arkave me banane. Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës.

Më pas kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas veprimeve të zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës.

Përgjatë rrugës nacionale Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontenierin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontenierin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi pas kontrollit të kontenierit. Për këtë situatë, përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. (Lexo këtu)

Detajet në media

Nga ana tjetër, në media janë publikuar detaje të tjera,

Sipas gazetares Klodiana Lala, kontejneri me banane ishte porositur nga kompania Ziko e Bana King, dhe ka ardhur nga Ekuadori në Itali, në Goia Toauro, ndërkohë që autoritetet italiane nisën dyshimet pasi konstatuan se mungonte plumbçia, që mbyll ngarkesën.

Kush është Bana King

“Bana King”, është një ndër më të reklamuarat në mediat shqiptare, produkt i Zoko Kompani.

Një ndër personazhet meditiakë, moderator Ardit Gjebrea i kushton jo pak hapësirë mediatike reklamimit të frutave të kësaj kompanie.

Reklamat në një ndër emisionet më të ndjekura, tregon qartë milionat e hedhura nga kjo kompani në media.

Por, mesa duket dardha e ka bishtin prapa.

Përtej importit të bananes, dyshohet se fshihet një tjetër biznes, milionat e të cilit shtrihen edhe në media.

Biznese që komandohen nga zyrat në Dubai, dhe që vinë e “korrin suksese” të mëdha në Shqipëri.

Lënda narkotike e kapur mbrëmjen e djeshme, çon në dyshimë të forta se pas biznesit të importit të bananeve, fshihet ai i kokainës. Këtë pritet ta sqarojnë hetimet.

Nga reklama me majmunë e banane përfundojnë të kapura me kokainë, ndërsa media e kalon në heshtje dhe askush si thotë emrin.

Nga ana tjetër policia në njoftimin zyrtar, thotë vetëm “është kapur kokainë në kontejnerin e një kompanie importi”, por mesa duket vetëm në Shqipëri ndodh që firmave ju kapin drogë në kamiona, dhe askush nuk di asgjë.

Askush nuk mban përgjegjësi, si ngrihen e fryhen këto kompani, Cilat janë burimet e financimit?

Si rriten me shpejtësi të madhe e zaptojnë tregjet?

Droga në banane

Kujtojmë këtu se ky nuk është rasti i parë, ku është kapur sasi lëndë narkotike në kontejnerët me banane.

Janë edhe të paktën gjashtë raste të tjera, ku është sekuestruar lëndë narkotike në kontejnerët me banane.

Në 12 tetor 2021, Task Forca permanente e krijuar në portin e Durrësit gjeti 10 kilogramë të fshehura në pjesën e motorëve frigoriferikë.

Në 7 shtator, u kap një tjetër sai, me rreth 8 kilogramë.

Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit u sekuestruan 12 kilogramë kokainë, ndërsa më 23 korrik u gjetën 7 kilogramë të tjera.

Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”.

Por, edhe pse rastet vijojnë, mesa duket milionat i kanë “mbyllur gojën” edhe mediave.

 CNA.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook