Lidhu me ne

Radar

Berisha urim për Vitin e Ri: Muajt e fundit të 2021 ishin mrekulli, bëmë revolucion

Berisha urim për Vitin e Ri: Muajt e fundit të 2021 ishin mrekulli,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Në një video-mesazh, Berisha ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas, duke e cilësuar këtë të fundit si “medalje me dy anë”.

Gjysmën e parë të vitit ai e cilëson si anën e zezë, duke përfshirë zgjedhjet e 25 prillit që i quan të rrënuara. Pengmarrja e opozitës, siç thotë Berisha është sërish në këtë anë.

Sakaq, ana tjetër e medaljes, për ish-kryeministrin është  e ndritur. Sipas Berishës sovrani mori në duar fatin e opozitës në revolucionin demokratik.

Mesazhi:  

Le të jetë ky vit për ju me gëzime. Uroj të festoni të gëzuar në vatrat tuaja familjare dhe kudo që ndodheni. Siç është zakon secili prej nesh në prag në ndërrimit të viteve bën një bilanc. Viti që lamë pas shëmbëllen më shumë se çdo tjetër një medalje me të dy anët. Një është e zezë dhe ana tjetër, medalje ari. Në anën e zezë të kësaj medalje ata që do të vijnë pas nesh do të lexojnë fatkeqësinë kombëtares, mandati i tretë i narko-shtetit, zgjedhjet më të rrënuara në historinë e këtij vendi.

Në anën e zezë të kësaj medalje do të lexojnë aktet madhore të shkelmit të interesit kombëtar dhe tradhtisë kombëtare nga regjimi aktual. Angazhimi total si vasal i Beogradit në një politikë anti-shqiptare, të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Po në këtë anë gjendet i gdhendur akti politik më makabër i këtyre 30 viteve, përpjekja e hapur për asgjësimin e pluralizmit politik shqiptar, jo vetëm nëpërmjet dhunimit masiv të zgjedhjeve, por më e keqja nëpërmjet marrjes peng të opozitës shqiptare.

Fatmirësisht ky vit ka edhe anën tjetër, atë të ndritur në një moment kritik për pluralizmin, për ekzistencën e opozitës së vërtetë shqiptare në një moment kur të shumtë ishin ata se forca kryesore opozitare për shkak të ciklit të dështimeve nuk meritonte më të ekzistonte si e tillë.

Muajt  fundit të këtij viti ishin muajt e mrekullisë së lirisë. Si kurrë ndonjëherë sovrani mori në duar fatin e opozitës në një seri foltoresh vloi ai që unë e kam quajtur revolucioni demokratik i vitit 2021. Që u kurorëzua me Kuvendin Kombëtar të paparë ndonjëherë, të thirrur nga anëtarësia, në të cilin u morën vendime historike për të ngritur opozitën shqiptare në lartësinë e idealeve dhe për të larguar një besëprerë, një njeri që në 8 vite rrënoi shpresat e demokratëve.

Kjo anë medalje e bën vitin 2021, një vit të mrekullisë. Duke përfunduar këtë mesazh dëshiroj nga zemra t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2022!

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=415809143559957

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

PËRGJIMET NË BURG: Erion Veliaj pyet Ajolën, ajo i konfirmon tensionet në grupin e PS

FotoMontazh: Etjen Xhafaj, Edi Rama, Ajola dhe Veliaj Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në...

Mix3 orë më herët

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të forta

Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve...

Mix3 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Nëse ke ndjerë se gjithçka po ecën me ritme të ngadalta dhe se edhe aktivitetet më të thjeshta kërkojnë përpjekje...

Mix4 orë më herët

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata. Njё ditё njё mik...

Mix4 orë më herët

Russell Brand tregon pse u divorcua nga këngëtarja Katy Perry

Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with...

Mix6 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar7 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix7 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix8 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix8 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Facebook