Lidhu me ne

Kioske

A mundet me përparue nji popull në kushtet e mungesës së nji strategjie edukuese?

A ekziston strategjia  e edukimit të brezit të ri në Shqipni?

Filip Guraziu

‘Njeriu’ përban  elementin ma të randësishëm të platformës  së  zhvillimit të  nji shoqnie. Mundesh me investue shuma të mëdhaja për zhvillimin e nji vendi; me ndërtue rrugë, ura , tunele,  etj., por çdo gja mbrapa nuk ka me funksionue si duhet,  nëqoftëse  ‘njeriu’ që i shfrytëzon dhe i përdoron ato vepra nuk ka me qenë i edukuem e kjo, jo vetëm në aspektin  tekniko- profesional , por kryesisht  në aspektin  moral, human dhe  patriotik. Përvoja historike në kët drejtim na jep me kuptue se shoqnia shqiptare nuk mundet me qenë e shëndetëshme dhe e sigurtë në zhvillimin e  përparimin e sajë drejt mirëqenies, nëqoftëse ‘sektori i edukimit’ ku trajtohet brezi i ri nuk ka si udhërrëfyes nji strategji të mirëmendueme  e cila  mëshiron kërkesat e normave morale bashkëkohore që kushtëzon e ardhmja europiane.

Po a egziston kjo strategji në Shqipninë post komuniste?Ndoshta gabohem, por personalishi as nuk e shoh, as nuk e dalloj dhe as nuk e kuptoj egzistencen e kësaj strategjie !Objektivi  i strategjisë edukuese të nji populli, na radhë të parë,duhet me qenë”bashkimi shpirtnor kombëtar”, në lidhje me kët objektivshqiptarët sot përjetojnë mometin ma tëvështirë në historinë e tyne. Ma poshtëshembuj, për aq sa lejon hapsina e nji shkrimi gazetaresk:

1. Dekomunistizimi i shoqnisë shqiptare asht realizue vetem teorikisht për demagogji, në raport me te tretët, me ato që ” gjoja” na kërkojnë llogari, kurse në praktikë veprohet krejtësisht ndryshe… Interpretimi jo i drejtë dhe i qëllimshëm i historisë vazhdon me përça shqiptarët dhe shorjenton edukimin patriotik të brezit të ri sidomos në fushën e edukimit shkollor. Kujtoj:  Glorifikimin publik të diktatorit kriminel Enver Hoxha, sot mbas 30 vjetëve të përmbysjes se diktaturës komuniste, qëpërban  njollë  turpi për demokracinë shqiptare. Kujtoj gjithashtu seende sot mbas 30 vjetëve përmbysje të diktaturës, tëgjithë” Herojt ideologjikë të diktaturës komuniste” nderohen si ” Heroj të Kombit Shqiptar”! Nuk dëshiroj të keqkuptohem:Duhen respektue e nderue sakrificat e reparteve partizane dhe nacionaliste për luftën e tyne kundër okupatorëve ku dhanë jetën shumë e shumë të rij shqiptar idealista, por nuk munden me qenë ” Herotë Kombit” ato që nuk dhanë jeten në luftë kundër okupatorëve, por vdiqën në luftën civile  vëllavrasëse ndërmjetshqiptarëve për mbrojtjen e idealeve komuniste ose për shkaqe natyrore gjatë jetës së tyne ( shembujt janë të shumtë)..Shqiptarët e përmbysën komunizmin tue hedhë në kazanin e plehnave propogandën  imorale të ‘luftës së klasave’ e cila ushqente urrejtjen klasore e përbuzjen për klerikët e intelektualët nacionalistë  që konsideroheshin “armiq të klasës”. Sot në demokraci, shqiptarët mburren për qendrimin moralo-patriotik të klerikve të cilët me besimin në Zot iu kundervuen haptas dhunës komuniste. Po kështu asht qendrimi edhe  per intelektualët nacionalistë me bindje liberale të cilët punuen me përkushtim për ngritjen kulturore të shqiptarëve. Këto konsiderata përbajnë  elemente të randësishëm për formimin moralo-patriotik të brezit të ri dhe pranohen nji zani prej forcave politike parlamentare pa përjashtim, por përsëri në praktiken e përditëshme ndodh e kundërta! Në shumë media televizive çfaqen  ditë  e natë filma të prodhuem prej Kinostudios ‘Shqiperia e re’ të përiudhës së diktaturës, ku të rijtë e lindun në demokraci, shohin e mësojnë, pra edukohen me “  imoralitetin e antishqiptarizmin e  klerikëve ”, tradhëtinë e intelektualëve nacionalistë, poshtërsitë e klasës borgjeze e urrejtjen klasore për këdo që mendonte ndryshe etj. (propagandë tipike e diktaturës komuniste)  A duhet lejue kjo? Po  pse kleriket shqipëtar nuk reagojnë ?Personalisht vlerësoj punën  artistike ( dhe jo helmin ideologjik) të Kinostudios ‘ Shqiperia e re’, por e çoj zanin qe institucionet përgjegjëse të edukimit e ato të kontrollit të mediave vizive në nivel shtetnor të reagojnë për me kontrolluesituatën tueba seleksionimin e

filmaveqëtransmetohen. Trajtimi jo i sinqertë i problemit të riabilitimit të shtresës së përsekutuemve politik prej diktaturës dhe zvarritja e qëllimëshme e proçesit të  këthimit të  pronës te ” pronari  legjitim ” së bashku me ligjërimin e përvetësimit me dhunë (fizike e zyrtare) të pronës private dhe asaj shtetnore ka nda shqiptarët në dy kampe kundërshtarësh.

1. Kongresi gjuhësor politik i 1972 me urdhën të diktatorit komunist përçau identitetin shqiptar, por e keqja ma e madhe asht se ende sot nuk dallohet asnji vullnet prej akademikëve dhe politikës shqiptare për rishikimin asaj vepre antikombëtare tue ndëthurë shkencërisht edhe gegnishten në gjuhën zyrtare! Veprim që kishte me ndikue pozitivisht për unitetin e kombit

2. Korrupsioni masiv në fushën e edukimit shkollor ( disponojnë deri 3 diploma universitare ato që ndoshta nuk kanë marrë as diplomën e maturës), ka pasë dhe vazhdon me pasë për pasojë largimin e të aftëve prej dheut amë dhe vendosjen e të pa aftëve (meritopartia) në pozita drejtuese.

3. Njollosja me mbrapavijë antikombëtare e simboleve të shqiptarizmit; Gjergj Kastriotit dhe NanëTerezes prej shqipfolësave “të shitun”ndikon negativisht drejt konsolidimit të identitetit shqiptar.Shoqnia shqiptare sot krenohet per disa simbole kombëtare me të cilët lidhet identiteti i Arbërit. Na ndihemi krenar qe jemi bashkëkombas të Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe të Nanë Terezes, çka nënkupton se puna edukuese me të rijtë, në mënyrë të natyrshme, duhet të bahet e të jetë në kët linie. Fatkeqësisht, në kundërshtim me sa ma nalt, praktikat e kohëve të fundit provojnë që çdokush, edhe personazhe rruge me identitet të dyshimtë dhe  mbrapavijë të qartë antishqiptare dhe antidemokratike – si rasti i glorifikimit të kriminelit Hoxha, lehtësisht bajnë propagandë krejt të kundërt tue gjetë hapsinë veprimi në media dhe sheshe publike, gja që shorjenton formimin e ndërgjegjës së brezit të ri tue damtue qelizën jetësore të identitetit të shqiptarëve!

Me keqardhje duhet pranue se organizimi dhe drejtimi institucional-shtetnor shqiptar i ‘sektorit te edukimit’ ende paraqitet i mangët e pa strategji veprimi, për mos me thanë që asht inegzistent. Indiferenca politike për strategjinë e edukimit ‘të brezit të ri’ vështirëson deri në pengesë,  rrugën e shqiptarëve drejt Europës. Kumonat e alarmit po bijnë!  Antishqiptarët punojnë ditë e natë kunder relikeve ma të shtrejta e simboleve të shqiptarizmit,kujtoj:vendosjen ememorialittë nji “kumandari” me origjinë greke, në jug të Shqipnisë, për ” meritën”e tijtë masakrimit të shqiptarëve në përiudhën e  pamvarësisë !; ndertimin evorrit në nderim dhe  përkujtim të nji ushtari serb, në rrethinat e Shkodrës për ” meritën”e tij që dha jetën në luftën sulmues serbo-malazeze për pushtimin e Shkodrës (1912-1913)!; transformimin e vorreve shqiptare në vorre të ushtarëve grekë, në rrethinat e Korçës e në përgjithësi në jug të Shqipnisë, për “meriten” e tyne se vdiqën  në përpjekje luftarake për aneksimin e tokave shqiptare ( në zonën e ashtuquejtun prej shovinizmit ekspansionist grek  ” vorio epir”) !; vendosjen e memorialit me emnat e 156 ushtarëve turq, në mes të Tiranës, për ” meritën” e tyne  se vdiqën në luftën civile politike në Turqi në mbrojtje të Erdoganit. !; qëndrimin ekuivok dhe servil të politkës shqiptare ndaj kërkesës sështetit turk, për rishikimin e historisë së pushtimit 500 vjeçar turk..!; arrestimin, në kundërshtim flagrant me ligjet e konventave ndërkombëtare, në të cilat  shteti Shqiptar aderon,  e mësuesve turq në Shqipni për ” krimin ” e tyne se paskan pasë qenë  kundërshtarëtë politkës së Erdoganit në Turqi !, etj…

Populli thotë “gjejnë shesh e bëjnë përshesh”, po si asht e mundun kjo situatë ?

Sepse  politika  shqiptare  nuk asht as e djathtë e as e majtë, “as mish e as peshk” por asht “politikë interesi, politikëpopuliste që  shqetësohet emendon vetem për interesa klanore dhe thithjen e votës elektorale”, të tjerat…, siedukimi i brezit të ri me moral europian dhe antidiktaturë, bashkimi shpirtnor i shqiptarëve, konsolidimi i identitetit shqiptar, etj., etj., kjo lloj politike  i konsideron  çeshtje të dorës sëtretë epa randësi…, që ndoshta, ndoshta…,ndonjiherëdo të zgjidhen vetevetiu, por edhe mos u zgjidhshin…!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix45 minuta më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike47 minuta më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet1 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix2 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar2 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix2 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix2 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar2 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Mix2 orë më herët

Robert Berisha ‘i fiksuar’ me pamjen: Isha ndër të parët që bëra botox (Foto)

Robert Berisha, i njohur për ‘sinqeritetin e tepruar’ ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku ndër të tjera foli edhe...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Facebook