Lidhu me ne

Mix

Me këto produkte zhdukni përgjithmonë zbokthin

Largoni zbokthin me metoda natyrale - 2LONLINE

Flokët me zbokth janë një problem shumë i madh që shqetësojnë si femrat ashtu edhe meshkujt. Disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e zbokthit janë: trashëgimia, stresi, pagjumësia, mbajtja e vazhdueshme e kapelave, kasketave, përdorimi i tepruar i xhelit të flokëve, llakut apo produkteve të tjera të dëmshme për flokët, ndërrimi i shpeshtë i shampove, moslarja mjaftueshme e flokëve etj.

Ka disa produkte në treg që ndihmojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por që kushtojnë shumë shtrenjtë. Prandaj rekomandohet që të përdorni këto trajtime natyrale me përbërës që i gjeni në kuzhinën tuaj.

1. Aspirina – përdoret zakonisht për trajtimin e dhimbjeve të kokës, por, mund të përdoret edhe për zhdukjen e zbokthit. Shtypni mirë dy aspirina derisa të bëhen pluhur, hidhini në shampo dhe përdoreni atë për të larë flokët. Masazhoni kokën për dy minuta dhe më pas i shpëlani flokët. Është mirë që t’i lani përsëri flokët me shampo, por jo nga ajo që keni hedhur aspirina, për të hequr të gjithë pluhurin që mund të ketë mbetur në flokë.

2. Vajrat natyralë – si vaji i ullirit, i kokosit ose bajames, mund të përdoren për të parandaluar zbokthin. Mjafton vetëm të masazhoni flokët me njërën nga këto vajra, t’i mbështillni me një peshqir dhe t’i mbani ashtu gjatë gjithë natës. Pastaj lajini flokët në mëngjes.

3. Uthulla e mollës– gjithashtu ju ndihmon të luftoni zbokthin fare thjeshtë. Pasi të lani flokët me shampo, përzieni dy filxhanë me uthull molle me dy filxhanë ujë të ftohtë dhe përdoreni për të hequr shampon nga flokët. Në fund shpëlajini mirë flokët.

4. Lëngu i limonit – është një tjetër opsion për zhdukjen e zbokthit. Masazhoni flokët me lëng limoni dhe lërini ashtu për 15-­20 minuta. Pastaj lajini mirë flokët me shampo. Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë për të arritur rezultate të menjëhershme.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar1 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook