Lidhu me ne

Mix

Blerina Bombaj: “7 ushqimet më të mira për shëndetin e femrës”

Arditi të bëri njeri”, Blerina Bombaj s'ia përton ndjekëses dhe i jep një  përgjigje të merituar [FOTO] | GoPro Shkodra

Te jesh grua ka pa dyshim privilegj, nje nder to eshte edhe ai i jetegjatesise. Nje grua jeton mesatarisht 5-7 vite me shume se nje burre. Megjithate, jeta e nje gruaje behet mjaft e veshtire pas menopauzes dhe shendeti i saj vihet me shume ne rrezik ne saje te ndryshimeve hormonale drastike qe ajo peson. Me mbarimin e femijerise, nje vajze ka disa nevoja te ndryshme nga nje djale ne lidhje me shendetin e saj. Gjate moshes qe ajo i nenshtrohet ciklit te permuajshem menstrual, nevojat e saj jane me te rritura ne hekur, ndersa pas menopauzes, kalciumi behet elementi paresor per parandalimin e nje prej semundjeve me te perhapura te femrat – osteoprozes. Le t’i hedhim nje sy ushqimeve me te rendesishme qe nje grua duhet te konsumoje, vecanerisht pas te 40-ave.

  1. Qumeshti i dhise dhe kosi i shtepise (1-2 racione ne dite)

Qumeshti i dhise eshte i pasur ne kalcium dhe ka me pak yndyre nga qumeshti i zakonshem. Eshte me i tolerueshem dhe nese dhite kullosin ne hapesira te gjelbra, qumeshti i tyre permban edhe acide lyrore omega 3 – mjaft te rendesishme per mbrojtjen e zemres. Kosi i shtepise, pervec se eshte nje burim gjithashtu i mire i kalciumit, ofron edhe probiotike te cilet duket se luajne nje rol shume me te rendesishem nga sa kemi menduar deri me sot, ne shendetin tone. Ai eshte i lidhur me mireqenien e baktereve miqesore qe bashkejetojne me ne duke perbere nje element kyc te imunitetin qe fillon ne aparatin tretes.

  1. Vaji i ullirit ekstra i virgjer (6-9 luge te medha ne dite)

Vaji i ullirit luan rol mbrojtes kunder kancerit te gjirit. Ne saje te antioksidanteve te jashtezakonshem qe permban, vaji i ullirit ndikon ne parandalimin e semundjeve te zemres, te osteoporozes dhe Alzheimerit. Per me teper, vetite antimikrobiale te bifenoleve, ndikojne ndjeshem edhe shendetin e aparatit tretes. Kujdes, behet fjale per vajin e ullirit ekstra te virgjer, te presuar ne te ftohte.

  1. Fasulet (150gr/jave)

Fasulet dhe vecanerisht thjerrezat, jane ushqime me force te jashtezakonshme mbrojtese kunder kancerit te gjirit. Fasulet mund te luajne rol stabilizues ne hormone femerore. Fibrat qe gjenden te fasulet ndihmojne ne uljen e kolesterolit ndersa isoflavonet – antioksidante tipik te fasuleve, qetesojne simptomat e para ciklit dhe menopauzes. Fasulet jane te pasura ne acid folik, nje vitamin e pazevendesueshme per grate qe planifikojne te mbeten shtatzane.

  1. Sardelet & peshqit e kalter (300gr/jave)

Peshqit e kalter te vegjel qe mund te konsumohen me hala, ofrojne minerale ne proporcione perfekte per te mirembajtur kockat. Njekohesisht ofrojne Jod, nje element i domosdoshem per funksionin e gjendres tiroide e cila kontrollon gjithe metabolizmin dhe vitalitetin.

  1. Karkalecat (100gr/jave)

Karkalecat jane nje burim i mire i proteinave, yndyrnave omega 3, por vecanerisht i nje antioksidanti qe gjendet ekskluzivisht te to – astaksanthines. Ky antioksidant ka force te jashtezakonshme neutralizuese per radikalet e lira dhe eshte gjetur te kete efekt mbrojtes kunder kancerit. Cdo qelize e organizmit tone mund te perfitoje nga astaksanthina. Ajo cka e ben teper te rendesishem kete substance eshte efekti i dukshem kunder plakjes dhe pro jetegjatesise.

  1. Frutat e pyllit & sheget (400gr/jave)

Boronicat, manaferrat, mjedra, rrushi i kuq, sheget dhe luleshtrydhet jane nder frutat me te cmuar qe permiresojne shendetin e aparatit urinar, rrisin perqendrimin dhe luftojne plakjen. Te pasura ne vitamin C dhe acid folik, frutat e pyllit garantojne shtatzani te mbare per gruan dhe shendet te syve dhe lekures se saj. Ato duhet te jene pjese e pandare e menyse javore te nje gruaje, krahas frutave te tjera qe perfaqesojne lende ushqyese te ndryshme.

  1. Rukola (2-3 kupa/jave)

Si nje zarzavat i familjes se kryqezoreve ku ben pjese edhe brokoli, rukola eshte nje ushqim i persosur. Ajo permban minerale ne sasi te konsiderueshme dhe sulforafane te cilat njihen si molekula antikanceroze. E pasur ne vitamin K, rukola ndihmon ne perthithjen e kalciumit dhe shendetin e kockave.

Pije te dobishme – Caji jeshil dhe kurkuma (2 kupa ne dite)

Caji jeshil mund te renditet nder aleatet me te devotshem te shendetit te gruas. Ai lidhet me ulje te rrezikut te kancerit te gjirit dhe ofron force antioksiduese si rralle ushqim tjeter. Ne kombinim me nje nder erzat me antiinflamatore – sic eshte kurkuma, nje caj jeshil mund te konsiderohet nje thesar.

Suplemente te dobishme per gruan ne menopauze

Vaji i melcise se merlucit: nje burim i shkelqyer i vitamins D e cila mbron nga osteoporoza, kanceri dhe diabeti, si dhe nje eliksir kunder plakjes.

Vaji i karkalecit te kuq: njesoj sikurse karkaleci i kuq, ky supplement permban antioksidantin astaksanthine i cili nder te tjera duket te kete ndikim pozitiv ne uljen e treglicerideve gjithashtu.

Kalciumi: nder te paktet suplemente te vertetuar bindshem per efektet pozitive kunder kancerit te zorres se trashe, hipertensionit dhe osteoporozes.

Shembull i ushqimit ditor

Mengjes: 1 gote qumesht dhie ose 200ml kos shtepie, 50gr fruta pylli te freskta ose 20gr te thara, 1 luge te vogel fara lini, 1/2 banane

Paradite: 1 caj jeshil me kurkume, 1 molle jeshile

Dreke: Sallata- sallate jeshile, rukola, 1-2 luge elb i zier, agjinare konserve*, djathe te njome dhie, uthull molle dhe vaj ulliri; Pjata kryesore- 150gr sardele te vogla te pjekura ne salce domatesh, 2-3 patate te vogla te ziera me lekure, te marinuara me vaj ulliri dhe limon

Pasdite: 1 caj jeshil me kurkume, 1 arre Brazili

Darke: 1 omelete me spinaq, spec te kuq dhe tershere te zbutur me pare; 1 supe me kerpudha** dhe qiqra, 90gr karkaleca te pjekur

Para gjumit: 1/2 gote qumesht dhie te ngrohte, 1 fete buke thekre, 1/2 banane

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore3 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix3 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix3 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix3 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix3 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix3 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal3 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix3 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook