Lidhu me ne

Radar

Basha: 2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët

Basha: 2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët

Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat, e ka cilësuar vitin 2021 si të mbrapshtë për shqiptarët.

Ndër të tjera, Basha përmendi inceneratorët sinjë prej skandaleve më të mëdha.

“2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët. Skandali i nxjerrjes së pagave, konfirmon se më të paguarit janë ato që kanë përfituar koncesione, nuk janë njerëzit që prodhojnë apo ofrojnë shërbime, apo që eksportojnë produktet shqiptare, por që paguhen me taksapaguesit më të varfër për një aferë korruptive.

Ngado të sillet ai që sot zë vendin e kryeministrit pas masakrës zgjedhore, nuk ka nevojë për retorikë, nuk ka shqiptarë se e vërteta është ajo që ne kemi thënë, që skema e inceneratorëve është skenë kriminale e politikanëve dhe e mafias shqiptare dhe për t’i përdorur një pjesë të parave në zgjedhje për të ndalur ndryshimin”, tha Basha.

Basha tha se avokatia politike e Edi Ramës ndaj inceneratorëve ka marrë përmasa groteske dhe se në këtë aferë është e gjithë trupa qeveritare.

“Ndajmë dhe shpresën dhe besimin dhe urimin se ky vit kaq i mbrapshtë për shumicën dërrmuese të bashkëqytetarëve tanë të mbetet mbrapa dhe bashkë me vitin e ri të nisë dhe një rrugë dhe një shpresë e re për shqiptarët.
Para pak ditësh një ministër i Edi Ramës u arrestua për aferën mafioze të inceneratorëve. Prej vitesh PD dhe unë personalisht kemi denoncuar me fakte se si qeveria e Edi Ramës me në krye Edi Ramën e konceptoi, e zbatoi dhe përfitoi nga afera korruptive e inceneratorëve. Gjatë gjithë kohës jemi ndeshur me një mur që vetëm lartësohej, i cili përbëhej nga censurë, autocensurë, shpifje dhe sulme ndaj opozitës, ndaj meje dhe përfaqësuesve të PD që denonconin.

Një xhirim të shpejtë të këtij qëndrimi e keni parë dhe në kom hetimor. Avokatia politike e Edi Ramës ndaj inceneratorëve ka marrë përmasa groteske. Vetëm, një javë para arrestimit të Kokës mbërritën kallëzime nga njerëz që janë sot në kërkim, kundër meje dhe 4 drejtuesve të tjerë të PD. Në këtë aferë nuk kemi të bëjmë me një njeri të vetëm, as ata 2-3 që janë në kërkim, por me gjithë trupën qeveritare avokatia dhe mbrojtja shtetërore që i ka bërë Edi Rama e ka nxjerrë atë zbuluar. Është bashkautor, bashkëfajtor me Lefter kokën dhe të pandehurit e tjerë. Arrestimi i një min të Edi Ramës është provë e drejtësisë së qëndrimeve tonë, e qëndresës sonë për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me 400 mln euro. Para që mungojnë në xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook