Radar
Sali Berisha shkon në Vlorë, paralajmëron: Do të ketë zhvillime vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Vlorë, për të festuar përvjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha uroi qytetarët shqiptarë për festat, ndërsa shprehu besimin se viti tjetër do të jetë më i mbarë.
“Meqenëse jemi këtu ju uroj demokratëve të Vlorës gëzuar festat e fundvitit të përulem me mirënjohjen më të pakufishme ndaj tyre. Këto festa me besimin më të madh se viti që vjen do të jetë një vit më i mbarë.
Me zhvillime në lartësinë e idealëve të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.