Lidhu me ne

Mix

Fotografi e rrallë e Mbretëreshës Geraldine (FOTO)

Featured Image

Gazetari shqiptar Ilir Ikonomi, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto të rrallë në Tiranë të konteshës hungareze Geraldine Appony, e cila më vonë do të bëhej Mbretëresha e Shqiptarëve, shkruan Podiumi.com

Përveç kësaj fotografie të mrekullueshme të Mbretëreshës Geraldine, Ikonomi, ka bashkëngjitur edhe një rrëfim interesant të marrë nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”.

Po e sjellim të plotë këtë tregim për Mbretëreshën e Shqiptarëve:

“Një foto e rrallë në Tiranë e konteshës hungareze Geraldine Appony, që do të bëhej më vonë Mbretëresha e Shqiptarëve.

Geraldina 22-vjeçare arriti në Shqipëri në fund të vitit 1937 dhe pas një njohjeje të shkurtër me Mbretin Zog, ditën e vitit të ri ai e pyeti:

– A thua se mund të më duash përgjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën tonë?

– Po unë të dua tashmë, – u përgjigj ajo.

Pastaj ata folën për dallimet e tyre fetare.

– Unë do të të dua përgjithmonë, – tha Geraldina, – por ti je mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë punë? Asgjë në botë nuk mund të më detyrojë mua ta ndryshoj fenë. Ashtu siç shohim hënën dhe diellin, ashtu edhe unë kam fenë time dhe nuk mund ta ndryshoj.

Mbreti qeshi:

– Edhe unë e kam menduar këtë dhe nuk bëhet fjalë që ti të ndryshosh fenë. Ne jemi myslimanë evropianë dhe unë kam shumë respekt për kishën tuaj. Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri ne ia arritëm ta mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë. A dëshiron ta mësosh shqipen?

– Më jep një mësues qysh nesër, – tha Geraldina.

(Nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”)”, ka publikuar gazetari Ilir Ikonomi./Podiumi.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Stranger Things 5: Gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri

Është koha për t’u kthyer në Hawkins, Indiana për herën e pestë dhe të fundit. Sezoni 5 i “Stranger Things”...

Mix1 orë më herët

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy “kampe”

Melania Trump shpesh përdor veshjen dhe grimin si një formë eksperimentimi dhe vetëshprehjeje. Zonja e Parë e SHBA-së ka krijuar...

Aktualitet1 orë më herët

Berisha, fituesi i heshtur i 11 majit

Shkruar nga Blendi Kajsiu Grupi i deputetëve të PD-së është, në shumicë, besnik ndaj Berishës. Strukturat qëndrojnë në llogoren e...

Mix2 orë më herët

Shijet e shqiptarëve kanë ndryshuar, kënga e JOZ MARKUT, arrin rekord klikimesh

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia...

Mix2 orë më herët

Dalai Lama: Heshtja nganjëherë është përgjigja më e mirë

Thënie nga Dalai Lama Të gjithë flasin për paqen, por nuk mund të ketë paqe kur brenda nesh ushqejmë mëri...

Mix2 orë më herët

Ngjyra që i bën njerëzit më të lumtur!

Shkenca mbështet idenë se ngjyra e verdhë nxit ndjenjat e lumturisë. Megjithatë, një studim i botuar në Journal of Environmental Psychology...

Mix3 orë më herët

Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk...

Kioske3 orë më herët

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për...

Mix3 orë më herët

14 Citate të thella nga Rumi mbi jetën

14 citate të thella nga Rumi për jetën që do t’ju japin shpresë Kush nuk e do Rumiun dhe poezitë...

Mix3 orë më herët

Meta dhe Anduril së bashku: lufta në epokën e AI

Mark Zuckerberg ribashkohet me Palmer Luckey me marrëveshjen e nënshkruar nga Meta dhe Anduril: të dy kompanitë do të furnizojnë...

Facebook