Lidhu me ne

Mix

Ford Mondeo VS Evos

Një apo dy modele për Europën?

Ford Mondeo Evos 2022 Proto 07
Ford Mondeo Evos 2022 Proto 02

E prezantuar pak kohë më parë në Shanghai, Evos është modeli crossover elektrik që Ford po përgatit për të pasuruar ofertën e tij të makinave elektrike.

Sipas disa zërave jozyrtarë ende, Ford Evos mund edhe të jetë zëvendësuesi i Mondeos, për të cilin dihet tashmë që pas vitit të ardhshëm nuk do të prodhohet më. Në këtë vështrim, Evos mund edhe të marrë tërësisht emrin Mondeo në Europë, por mund të jetë edhe vetëm varianti Crossover i Mondeos.

Hipotezat janë të shumta sepse nga njëra anë kemi disa informacione zyrtare nga prodhuesi Amerikan, ndërsa nga ana tjetër hipotezat nga tregu shtohen.

Ndërkohë, një model sedan i kamufluar është parë në një prej pistave gjermane ku shpesh modelet e reja kryejnë një fazë kolaudimesh.

Sipas një informacioni dhënë kohë më parë, Ford Evos është një model që ka në fokus tregun kinez, prej kohësh një prej qendrave më të rëndësishme të tregut automotive, por asgjë nuk është e sigurtë ende. Në fund të fundit, Ford nuk mund të lerë bosh një segment ende të rëndësishëm dhe me siguri nuk mund të lejojë të zhduket një emër legjendar si Mondeo, në gamën e modeleve Ford.

Ndërkohë, Evos, nën gjurmët e Mustang Mach E, paraqitet si një crossover i vërtetë, me pesë dyer dhe me një design dinamik të frymëzuar nga një Coupé, sidomos në linjën e profilit.

Nga brenda modeli i ri është një Hi-Tech i vërtetë. Kruskoti ka një linjë të re, ndryshe nga sa kemi parë deri tani. Dy ekranë të mëdhenj Led të montuar në vazhdimësi me njëri – tjetrin janë edhe elementi dominant nga brenda. Mjafton të themi që ai qendrori (i infotainment) ka përmasa 27” dhe ka resolucion 4K, ndërkohë që sistemi multimedial Ford Sync+ vjen në gjeneratën 2.0 dhe mundëson një gamë të gjerë aplikacionesh.

Krahas këtyre elementëve, teknologjia është e rritur edhe nga ana e asistencës në guidë. Blue Cruise, është një paketë teknologjike që mundëson një seri opsionesh që mundësojnë guidën Hands-Free Blue Zones.

Një gjë është e sigurt, Ford Evos do të debutojë shpejt në tregun kinez, ndërkohë që për tregun tonë (europian) ende nuk dimë nqs Evos do të vijë me këtë emër, nën logon Mondeo apo ndoshta mund edhe t’i lerë vendin ndonjë modeli që ende nuk njohim. Me fjalë të tjera duhet vetëm të presim për të zbuluar planet e prodhuesit Amerikan për “kontinentin e vjetër”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix15 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix15 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar15 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske15 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix1 ditë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix1 ditë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix1 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore1 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport1 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook