Mix
Biden rrëshqet poshtë Harris në sondazhin e fundit
Presidenti Joe Biden është vlerësuar më pak se zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Dr. Anthony Fauci në një sondazh të ri të Gallup për paraqitjen e liderëve federalë të SHBA-së, të publikuar të hënën.
Vetëm tre figura morën një përgjigje të favorshme nga shumica e të anketuarve: Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts, Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell dhe Dr. Fauci. Roberts shënoi rezultatin më të lartë, me 60% miratim nga të anketuarit, ndërsa Poëell dhe Fauci morën respektivisht 53% dhe 52%.
Biden doli më keq, duke marrë vetëm 43% miratim dhe 51% mosmiratim. Presidenti ka luftuar për javë të tëra në sondazhet kombëtare, vlerësimi i tij vazhdimisht bie ndërsa vendi përballet me kriza të shumta, nga inflacioni më i lartë në dekada e deri te pandemia Covid-19.
Harris mori vlerësim më të lartë se Biden me një pikë më shumë megjithatë edhe ajo pësoi rënie 5% nga vlerësimi i saj në shtator. Sondazhi i Gallup anketoi mbi 800 të rritur midis 1 dhjetorit dhe 16 dhjetorit.