Kritike
2 ditë drita borxh Kosovës, Enkel Demi shpërthen keq ndaj qeverisë: Të pacipë, kusarë, legena!
Kosova po përballet me një krizë të thellë energjitike gjë që ka sjellë dhe shkëputje të mëdha energjie për qytetarët.
Qeveria Rama ka vendosur që për këtë krizë energjitike Shqipëria ti dhurojë Kosovës 2 ditë energji elektrike, vetëm për ditët e festave, duke theksuar se aq është mundësia dhe kapaciteti që mund të dhurohet.
Pas këtij vendimi ka reaguar gazetari dhe moderatori i mirënjohur Enkel Demi i cili shpërthen në ofendime ndaj qeverisë shqiptare duke rënditur një më një ndihmat e marra nga Kosova.
Postimi i plotë:
Ra tërmet, ata erdhën të parët dhe nuk u ndjenë.
Ra zjarr, prapë erdhën, prapë nuk e bënë me fjalë.
Janë pa drita, do u japim vetëm për dy ditë, bërtasim në televizor dhe si të pacipë themi që ua kemi dhënë borxh e do na e kthejnë në verë.
Qeveri legenash, qeveri banditësh, qeveri kusarësh, qeveri perversësh, prandaj të vjen turp prej tyre, se nuk i hoqëm dot qafe dhe duhet me ua duru dënglat.