Mix
Zbuloni cila është loja më e shikuar në Twitch
Gjatë vitit 2021, një numër i madh njerëzish shijuan transmetimin e lojërave të vjetra.
Loja më e njohur në Twitch këtë vit, për sa i përket orëve të shikuara, ishte Grand Theft Auto V.
GTA V kishte gjithsej 2.1 miliardë orë shikime gjatë këtij viti, sipas raportit vjetor të State of the Stream 2021 nga StreamElements dhe faqja e internetit Rainmaker.gg.
Kjo është 1.3 miliard orë më shumë se vitin e kaluar, kur GTA V u shikua me 764 milionë orë.
Në përgjithësi, GTA V është kategoria e dytë më e shikuar në Twitch, pas “Just Chatting”, e cila përfshin kryesisht transmetues që flasin me audiencën e tyre dhe nuk luajnë lojëra.
Në vendin e dytë, këtë vit për nga numri i shikimeve, është kampioni i vitit të kaluar – League of Legends (1.8 miliardë orë krahasuar me 1.4 miliardë të vitit të kaluar).
Kjo pasohet nga Fortnite, Valorant, Minecraft, Call of Duty: Warzone, Counter-Strike: Global Offensive, Apex Legends dhe Dota 2.
Loja e re më e njohur, për nga numri i shikimeve, është New World. Loja zuri vendin e 18-të me 259 milionë orë shikime.