Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Lulzim Brava u shkarkua nga 44 mijë demokratë, ja çfarë ndodh tani

Lideri historik i demokratëve sali Berisha në një intervistë për A2 CNN, deklaroi se lulzim Basha u shkarkua nga 44 mijë demokratë.

Ai e cilësoi qesharak Kuvendin e thirrur nga Basha ku deklaroi se kërkoi që 2 mijë delegatët që kishte mbledhur t’ua shiste për 5 mijë shqiptarëve.

“Ka patur vetëm një kuvend, ai që u zhvillua në 11 dhjetor, pasi firmosën mbi 5000 delegatë. Pastaj, u mblodh një antikuvend, në një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e pluralizmit. Lulzim “Brava” tregoi se çfarë aktesh mund të ndërmarrë për karrigen e tij. Ai u shiti shqiptarëve 2000 “delegatë” për 5004 delegatë. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë është përgjegjësia njerëzore. Një gazetar i numëroi karriget që ishin më pak se 2000. Ky ishte antikuvendi. Ndërkohë, që nga ajo kohë, vazhdoi me heqje bravash, që e ka pasur ves të keq që kur ka qenë kryetar bashkie. Kuvendi i datës 11 dhjetor është dhe do të mbetet më historiku, pasi u mblodh me firmën e delegatëve, pasi kishin tmerr nga anëtarësia e partisë”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi: “Kundër Lulzim Bashës votuan mbi 10 000 persona më shumë sesa është votuar 3 muaj më parë pro tij. Kështu që, Basha është vetëm deputet tani. Cilido gazetar apo demokrat dhe kushdo tjetër që kërkon të verifikojë, do t’i ketë disponibël 44 000 votat, të gjitha listat me emër, mbiemër dhe kartë identiteti. Gjithçka është lehtësisht e verifikueshme”.

Sipas Berishës, “lideri që humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen. Asnjëherë nuk duhet udhëhequr me mendimin që “nuk kemi më të mirë sesa ai që kemi”. Lulzim Basha ka njohur vetëm një fitore në jetën e tij. Ka qenë vetëm Bashkia e Tiranës fitore, arkitekt i së cilës ka qenë Partia Demokratike”.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix19 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix19 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix19 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix19 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix19 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix19 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix21 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar21 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar21 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook