Lidhu me ne

Mix

Shihni ëndërra erotike? Ja si interpretohen

Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit edhe pse jo gjithmonë priten me “kënaqësi” nga ana e atyre që asistojnë në këto gjendje shpirtërore speciale.

Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi. Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një forcë me origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme.

Në shumë ëndrra Frojdi arrin të gjejë simbole domethënëse seksuale. Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si për të çlodhur muskulaturën, ashtu dhe për ndaluar personin që ëndërron të lëvizë në një mënyrë të tillë sa të “përfaqësojë” atë që po ëndërron në realitet, me rrezikun për t’i bërë keq vetvetes dhe të tjerëve. Me pak fjalë, është një lloj “paralize” që lë tërësisht në gjendje aktive zonën gjenitale, shpesh duke u dhënë shtysë edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastësisht flitet edhe për “ëndrra të lagura”, pasi shumë persona, duke parë ëndrra erotike dhe duke i përjetuar thellë ato, mund të arrijnë në orgazëm. Shumë shpesh ëndrrat erotike ndodhin atëherë kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i dhënë kështu një efekt kompesues “mungesës” në jetën reale. Gjithashtu, këto ëndrra mund të përfaqësojë një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme.

Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe treguese e dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave. Në ëndrrat erotike raporti seksual ndodh me një person të njohur, me të cilin nuk ke shumë lidhje: një fqinj, një i njohur, një i afërm, ose ndonjë mik. Në këtë rast, “aktorët” mund të përfaqësojnë elementë të personalitetit të personit që ëndërrojnë. Në fakt, vetëm teoritë psikoanalitike mund të na ndihmojë për të zbuluar personalitetin kompleks të subjektit, përmes interpretimit që personi bën mes përmbajtjes së ëndrrës dhe jetës së tij reale. Natyrisht, nuk është e mundur të përgjithësosh domethënien e ëndrrave me përmbajtje erotike. Për shembull, një person që ëndërron raporte erotike orale, thjesht mund të shprehë dëshirën për të qenë i lirë nga kushtëzimet e tij, ndërsa ëndrrat homoseksuale mund të përfaqësojnë një impuls ose një dëshirë që nuk është “dërguar” akoma në ndërgjegje.

Fantazitë erotike

Por, përveç ëndrrave, janë edhe fantazitë erotike ato që bëhen në gjendje gjysmë të pandërgjegjshme gjatë një akti seksual. Kërkimet kanë treguar se personat që kanë një imagjinatë erotike shumë të pasur, kanë lidhje të lumtura dhe që zgjasin shumë. Në fakt, kjo i detyrohet faktit se mendja në këtë mënyrë arrin të eksplorojë ato territore që nuk dëshiron t‘ia bëjë të njohura trupit. Megjithatë, sipas ekspertëve, kultivimi i fantazive erotike mund të jetë një ndihmë e madhe për të gjetur ose rritur eksitimin, kur ka një rënie të dëshirës seksuale nga stresi ose nga përsëritja e vazhdueshme e raporteve. Megjithatë, ndarja e fantazive erotike me partnerin nuk është gjithmonë një ide e mirë. Fantazitë në fakt janë shumë personale dhe nëse tregohen rrezikohet të provokohet irritim dhe reagime negative nga ana e partnerit. Ndaj është shumë e rëndësishme të jesh shumë i kujdesshëm para se t’u tregosh të tjerëve përmbajtjen e fantazive të tua. Kërkimet e shumta seksologjike mbi këtë argument, në fakt kanë arritur të zbulojnë përmbajtjen e fantazive erotike si për gratë, ashtu edhe për burrat. Kështu, në ëndrrat erotike të burrave, më shpesh mbizotërojnë: të bëjnë seks me partneren e tyre, seks oral, të bëjnë seks me më shumë se një grua, të jenë dominues, të shohin personat e tjerë që bëjnë dashuri dhe të provojnë pozicione të reja seksuale. Ndërsa gratë ëndërrojnë të bëjnë dashuri me parterin e tyre, të bëjnë dashuri me një partner tjetër, të bëjnë diçka të ndaluar, të kujtojnë marrëdhëniet e kaluara që kanë pasur, të ndihen të parezistueshme dhe të provojnë pozicione të reja seksuale. Megjithatë, po sipas kërkimeve, është parë se imagjinatat erotike të meshkujve në përgjithësi janë më agresive se ato të femrave.

Kështu, për burrat gruaja më e dëshiruar seksualisht është ajo që kënaqet vetëm me praninë e tij, ndërsa për gratë burri i ëndrrave është ai që e dëshiron në mënyrë të fuqishme. Ndaj, është provuar se për këtë arsye burrat eksitohen duke parë imazhe joreale pornografike, ndërsa gratë mund të kënaqen edhe duke lexuar ose parë histori dashurie.

Ja disa shembuj të ëndrrave erotike të bëra nga gratë dhe në ç’mënyrë duhen interpretuar

Të bësh dashuri me një të panjohur
Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.

Të shkosh me të dashurin e shoqes së ngushtë
Përmes tregimeve pozitive të mikeshës tënde, ke projektuar shumë energji pozitive mbi këtë person. Duke menduar se është shumë i zoti, të intrigon dëshira për të bërë dashuri me të (në ëndërr).

Të bësh seks në një vend publik
Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë.

Të bësh dashuri me shefin
Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore11 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar12 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook