Lidhu me ne

Mix

Sa orë në ditë duhet punuar për të patur rendiment maksimal?

Në shoqërinë e punës papushim, stresi i angazhimeve të vazhdueshme është bërë një fetish, për t’u ekspozuar me krenari. Ndjekja e angazhimeve, përpjekja për të mbajtur një rutinë të pamundur, zgjatja e orareve të punës për të bërë më shumë janë sjellje që shpesh çojnë në pasoja të paqëllimshme: rezultatet janë çrregullt dhe pa shkëlqim.

Lodhja fizike dhe mendore është një efekt anësor që nuk duhet të nënvlerësohet dhe, sado që mund të duket paradoksale, të punosh më pak dhe të krijosh më shumë kohë për pushim, garanton rezultate më efikase në afat të gjatë. Një mendje që pushon është një mendje më kreative dhe e gatshme, sasia mund të jetë më e vogël, por cilësia do të ndihmojë për të kompensuar humbjet në sektorin produktiv.

Pra, sa orë duhet të punojmë për të arritur ekuilibrin e duhur? Në librin “Pushoni: Pse mund të arrini më shumë duke punuar më pak”, autori Alex Pang jep një përgjigje të arsyetuar për këtë pyetje.

Për të, shkruan The Guardian në një blog, nuk duhet të shkojmë përtej katër orëve të punës, pra, sipas antropologut Marshall Sahlins, ashtu si bënin paraardhësit tanë, që kufizonin kohën kushtuar gjuetisë dhe bujqësisë, për nevojat e tyre.

“Ne jemi krijesa ritmike, dhe një pjesë e ciklit tonë të jetës që lejon trurin të mos mbingarkohet, është po aq vendimtare për rezultatin përfundimtar. Çështja nuk është se bota do të ishte një vend më i mirë në qoftë se askush nuk ndjehej i detyruar të punojë me orë të zgjatura, edhe pse kjo është e vërtetë. Fakti është se në lidhje me cilëndo punë minimalisht krijuese, një kulturë që nuk i jep hapësirë pushimit është e destinuar të dështojë, qoftë edhe vetëm sa u përket rezultateve përfundimtare”.-shkruan “The Guardian”

Shembuj të njohur duket se e konfirmojnë këtë mendim.

“Charles Darëin punonte për dy blloqe me nga 90 minuta mëngjes, pastaj për një orë më vonë. Matematikani Henri Poincaré nga dhjetë në mëngjes deri në mesditë dhe pastaj nga pesë deri në shtatë në pasdite. Zakone të ngjashme janë gjetur në rutinën e përditshme të punës së Thomas Jefferson, Alice Munro, John Le Carré dhe shumë të tjerë. Edhe Leonard Woolf, duke përshkruar zakonet e tij të punës dhe ato të Virxhinias, mbështeste “pak dhe shpesh”, kur thoshte: “Është e habitshme se sa shumë mund të prodhojë një person në një vit, qoftë kjo bukë, libra, ose imazhe, në qoftë se punon shumë dhe profesionalisht për këtë qëllim, VETEM për tre orë e gjysmë çdo ditë”.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar20 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix22 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix22 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix22 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix22 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar22 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix23 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix23 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix23 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook