Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi / Sallata më e dashur nga ju për festat e fundvitit: Sallata ruse!

Sallatë ruse - Me Shije

Çfarë është sallata ruse?

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. Një sallatë tipike ruse përmban përmban patate, bizele, karota, ullinj dhe majonezë. Ndërsa nëpër restorante kjo sallatë njeh më tepër përbërës: nuk mungon salçiçja, mishi i pulës etj

Prejardhja 

Sallata e famshme ruse është krijuar për herë të parë në vitin 1860, kur belgu Lucien Olivier, një shef kuzhine, e përgatiti variantin origjinal në një restorant luksoz në Moskë. Që nga ajo periudhë, kjo sallatë është bërë tepër e famshme kudo nëpër botë, jo vetëm për shijen që ofron por edhe për përgatitjen e thjeshtë që kërkon

Fillimisht kjo sallatë u njoh me emrin Olivier për shkak të mbiemrit të shpikësit. Por ajo që ende sot nuk dihet mirë, është pikërisht salca që ai e krijonte në fshehtësi. Ishte një salcë krejt ndryshe nga majoneza që sot përdoret gjerësisht. Receta e saj ngelet ende e panjohur, edhe pse një ndihmës i Olivierit tentoi ta vidhte asokohe. Prandaj besohet se shija e sallatës së sotme ruse, nuk është kurrë ajo e sallatës së Olivierit.

Gjithsesi, kjo histori nuk e pengoi aspak këtë kombinim dimëror, që shumë shpejt të bëhej i famshëm. Botimi i recetës së sallatës në disa media, bëri që njerëzit të nisnin ta përgatisnin menjëherë në shtëpitë e tyre.

Ku përdoret? 

Sallata ruse përdoret më së shumti në Bullgari, Serbi, Greqi, në vendet e tjera të Europës Lindore dhe në shumë shtete është një pjatë e rëndësishme për festat e fundvitit. Edhe në Shqipëri, në darkën e ndërrimit të viteve, kjo sallatë po zë gjithnjë e më tepër hapësirë. Në vendin tonë kjo sallatë ka hyrë gjatë kohës së marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Nga viti në vit, kjo sallatë është bërë e njohur, aq sa sot nuk konsumohet vetëm në raste festash, por edhe në ditë të zakonshme.

Receta shqiptare” është përshtatur me kushtet ekonomike, pasi shumë nga përbërësit e sallatës që kanë qenë të shtrenjtë janë hequr fare ose janë zëvendësuar me përbërës të lirë. Amvisat shqiptare përdorin më së shumti fasule pllaqi, bizele, karota, patate apo tranguj turshi në përgatitjen e kësaj sallate. Sallata ruse, an’ e mbanë botës njihet me emra të shumtë, megjithatë, është më i rëndësishëm fakti që kjo sallatë po bëhet popullore gjithnjë e më tepër

Kostoja e sallatës 

Sallata ruse më tepër sesa çmimi, ju harxhon disi kohën për shkak se çdo perime (karotat, bizelet

fasulet) duhen zier më parë.

Sasia e sallatës, varet nga preferencat tuaja dhe numri i anëtarëve në shtëpi. Rekomandohet mos ta teproni me konsumimin e kësaj sallate, pasi sasia e lartë e yndyrnave mund t’ju shtojë disa kile më tepër

Ku gjendet? 

Nëse doni ta përgatisni nga duart tuaja, elementet e sallatës ruse gjenden kudo. Nëse doni të kurseni kohë dhe ta blini atë të gatshme, atëherë drejtojuni supermarketeve të mëdha. Aty do ta gjeni të madhësive të ndryshme. Për të shmangur pakënaqsitë, mos harroni ti hidhni një sy datës së prodhimit dhe asaj së skadencës

Një recetë për përgatitjen e saj:

Përbërësit

700 gr patate (mesatare)

200 gr karotë

100 gr bizele (të ngrira, të cilësisë së mirë)

1 tufë majdanoz (e grirë hollë)

1 vezë (e zier, e grirë hollë)

10 ullinj (pa bërthamë, te grirë hollë)

1 kastravec (i prerë në copa të vogla)

lëngu i 1 limoni

kripë (aq sa duhet)

Përgatitja 

Presim patatet në 10-12 copa dhe i ziejmё nё ujё me kripë derisa tё bёhen. Ziejmё karotat nё ujё me kripё, derisa tё jenё “al dente”. I nxjerrim nga uji dhe i presim nё kubikё tё vegjёl. Ziejmё bizelet nё ujin e karotave pёr jo mё shumё se 5 minuta

Shtojmë  tё gjithë përbërësit e sallatёs nё njё tas tё pёrshtatshёm dhe i pёrziejmё me kujdes. Shtoni ullinjtë, kastravecin turishi, vezën e prerë në pjesë të vogla. majdanozin, kripën, lëngun e limonit dhe 4 lugë gjelle majonezë. Trazojini mirë dhe e lini për 30 minuta në frigorifer të ftohet.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook