Lidhu me ne

Mix

Çfarë i shtyn femrat të tradhtojnë?

Shoqëria na thotë se tradhtia është gjë e keqe, dhe kjo kritikë duket se hidhet më së shumti te gratë.

Për një kohë tejet të gjatë, femrave u është thënë se nuk duhet t’i shprehin dëshirat seksuale apo të flasin hapur rreth seksit, dhe se duhet të jenë partnere lokale ndaj meshkujve të tyre.

Por femrat nuk duan t’i përshtaten këtyre rregullave më. Dhe një femër e tillë është edhe gazetarja suedeze dhe autorja e librit “Cheating: A Handbook for Women”, Michele Binswanger.

Në këtë libër, Binswanger tregon historitë e shumë femrave moderne të cilat i kanë tradhtuar partnerët e tyre – histori të cilat rrallëherë i dëgjojmë.

Sugjerimet tregojnë se meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë – disa figura thonë se 70 apo 80 për qind e meshkujve do ta tradhtojnë gruan në një fazë të jetës së tyre, krahasuar me femrat ku vetëm 30 apo 40 për qind prej tyre e tradhtojnë burrin.

Këto janë shifra depresuese, e veçanërisht nëse jeni në lidhje monogame.

Por a tradhtojnë femrat më pak se meshkujt për shkak se kjo është pjesë e natyrës së femrave? Apo është gjendje shoqërore ku femrat priten të mos i tradhtojnë burrat?

Binswanger mendon se është kjo e fundit.

“Femrat njihen të jenë më të ndjeshme ndaj presionit shoqëror sesa meshkujt dhe gjithmonë është hedhur më shumë presion mbi supet e femrave sa i përket sjelljeve seksuale. Gjithashtu ato tradicionalisht kanë më pak mundësi të tradhtojnë sepse janë më të prira të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët”, ka treguar ajo për The Independent.

Pas së gjithash, nëse femrat nuk dalin nga shtëpia dhe nuk takojnë partnerë potencialë për një aferë dashurie, atëherë kanë më pak mundësi të tradhtojnë.

Por kjo ka ndryshuar përgjatë dekadave të fundit, sepse femrat e sotme kanë pritshmëri më të mëdha për jetën e tyre seksuale sesa para katër dekadave. Ato tani duan të eksperimentojnë dhe në përgjithësi janë më të pavarura.

Binswager gjithashtu ka thënë se për meshkujt, tradhtia shpeshherë është pyetje e mundësisë. Pra nëse meshkujt e kanë një mundësi të përsosur për të tradhtuar dhe rreziku për t’u zënë në flagrancë është shumë i vogël, ata janë më të prirë ta bëjnë këtë. Ndërsa te femrat është e kundërta, sepse në përgjithësi kanë më shumë mundësi për të tradhtuar por motivet e tyre janë tjera.

Sipas autores, arsyeja se përse shumica e femrave tradhtojnë është se ndjehen të padëshiruara nga partneri apo janë të palumtura në lidhje, prandaj këto shërbejnë si shtysë për të filluar një aferë jashtëmartesore.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook