Lidhu me ne

Mix

Zakonet e përditshme që ju plakin lëkurën

Dëshira për të sfiduar kohën, për t’u dukur më i ri/e re sa jeni në të vërtetë ka lindur bashkë me njeriun dhe nuk është një shpikje e kohëve moderne, por sigurisht që prania e rrjeteve social e stimulon më së shumti. Ndoshta mund t’i fshihni disa vetes falë ndonjë filtri të smartphone-t tuaj, por sërish nuk mund ta frenoni këtë proces aq natyral. Megjithatë nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 5 zakonet e mëposhtme, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të njëjtën kohë. 

1.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.

2.Përdorni pipëza kur pini: Ok, këtë as që do e kishim çuar kurrë ndërmend, por teksa e bëni këtë gjë, buzët tuaj mblidhen duke rritur mundësinë për të formuar rrudha rreth gojës tuaj. E njëjta vlen edhe për pirjen e duhanit. 

3.Flini në një anë: Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë eskpertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.

4.Mbani qëndrim jo korrekt kur punoni: Mbajtja e një qëndrimi jo komod e hera-herës mpirës, devijon shtyllën kurrizore nga shtrirja e saj normale. Si rezultat pësoni deformime të muskujve dhe shtypje të vertebrave. Këto dëmtime mund të shkaktojnë deformime të përhershme dhe plakin lëkurën tuaj.

5.Nuk përdorni krem kundra diellit: Kremi kundra diellit duhet të jetë gjatë gjithë vitit në çantën tuaj të kozmetikës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës. Ekspozimi i tepërt dhe i pakontrolluar në diell është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme UVB dhe UVA duke aplikuar krem me faktor mbrojtë 30-50 dhe që i përshtatet pH-it dhe llojit të lëkurës suaj.

MË TEPËR

Radar21 minuta më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar23 minuta më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar29 minuta më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske19 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix19 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore19 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar21 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix21 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar22 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar24 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Facebook