Lidhu me ne

Mix

Si të kuptoni që ai është i dashuri juaj ideal?

Edhe pse çdo herë kur dashurohemi mendojmë që ai është i vërteti, pas disa takimeve kuptojmë që ai nuk është i përshtatshëm për ne. Gjithsesi sipas shkrimtares amerikane Susan Swimmer, një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar në do funksionojë mes jush, ekziston.

Je e dashuruar e mbi këtë nuk ka pikë dyshimi. Por sa më shumë lidhja bëhet e fortë dhe intensive, aq më shpesh një pyetje të fanitet në mendje: ai do jetë vërtet i duhuri? Nëse për t’u kuptuar do ishte kaq e thjeshtë, ndarjet dhe divorcet nuk do ishin në rend të ditës.

Susan Swimmer, ka nxjerrë një manual: “Është ai i duhuri? 101 pyetje që do të të shpien te e vërteta, cilado ajo qoftë!” Ja atëherë dhjetë më thelbësoret për t’i bërë vetes.

1. A ndihet ai burrë me fat?

Një mashkull që mendon se është me fat është një njeri që përcjell pozitivitet e mirënjohje dhe kjo nuk mund të gjenerojë tjetër veçse një atmosferë të gëzueshme. Por ajo që ka më shumë rëndësi është nëse, mbi të gjitha, ai ndihet me fat që të ka ty në jetën e vet. Sepse një mashkull që e mendon kështu, e adhuron partneren. Çfarë fati më të madh (për ty) do kishte?

2. Mendon se mund t’ia dalësh të përballosh defektet e tij?

Të gjithave na bezdis te partneri diçka. Ai pi drejtpërdrejt nga shishja? Grumbullon gazeta të vjetra pa fund? Nuk kombinon asnjëherë pantallonat me këmishën, kur ti e di mirë që mundet të bëjë me gardërobën që ka? Le mos të shtojmë më. Gjithmonë do ketë ndonjë huq që na vjen të bërtasim me sa kemi në kokë. Megjithatë, t’i pranosh ato, bën pjesë në dashurinë që ke. Mos lejo që veset e tij të pengojnë të shohësh partnerin e sinqertë, të dashuruar që të respekton.

3. A e di cilën pjesë të trupit tënd pëlqen më shumë ai?

Në rast se di të përgjigjesh menjëherë (pa pyetur atë) që pëlqen shpatullat e tua të ngushta, harkun e barkut tënd kur je e shtrirë apo faqet që, sipas tij, janë pjesa më e butë e fytyrës tënde, do të thotë që ta ka thënë më shumë se një herë. Kjo është një pikë e fortë në favorin tënd…

4. Do ta përdorte pikën e fundit të qumështit për kafen e vet?

Ka kaluar natën pa gjumë, u nis vonë për në punë, me gjithë problemet e veta në këtë fushë, i është dashur të zgjedhë vetë kravatën e përshtatshme për takimin e punës: po qumështin e fundit në kuti nuk e ka përdorur, e ka lënë për kafen tënde. Është një nga ata tipat që e di ç’është “të konsideruarit”. Në rast se ai mban parasysh nevojat e tua dhe e tregon në gjeste të vogla që thonë ‘po të mendoj’, do të thotë se e di sa të çmuara për janë lidhjet.

5. Di të mbajë një sekret?

Sekretet nuk janë të gjithë njëlloj, kjo dihet. Disa mund të tregohen, të tjerët është më mirë t’i mbash deri në varr. Që ti je dehur një mbrëmje, kjo mund të thuhet kur jeni duke qeshur me miqtë, por që ti ke pasur një sëmundje seksuale, është një sekret që nuk duhet rrëfyer kurrë. Ajo që ka rëndësi, është që ju të dy jeni në një mendje mbi këtë çështje e dini t’i kategorizoni sekretet në të njëjtën mënyrë.

6. A di se sa para ka ai?

Jo në qindarka, sigurisht, por një ide për gjendjen e tij financiare. Sepse do të thotë që keni folur hapur me njëri-tjetrin, ndershmërisht. E jo që ti ke parë fshehurazi letrat e tij të bankës…

7. Të ka parë në formën më të keqe?

Pa grim. Me flokët krejtësisht pa formë. Po flasim për anën tënde estetike më të keqe, që tek ty ka efektin e një kokteji që përgatitet duke përzierë depresionin, nervozizmin e lodhjen ezauruese! Do me thënë, atë anën tënde, me të cilën askush nuk do donte të kishte të bënte. Mirë pra, në rast se ai ka pasur kënaqësinë të të shohë një nga këto herë (të paharrueshme) dhe ia ka dalë ta kalojë, është pa dyshim një mashkull për t’u shtrënguar pas vetes!

8. Të puth duke shfaqur siguri?

Një puthje e hutuar, dhënë pa përfshirje, është si një shtrëngim i ftohtë dore. Dhe puthja më e lehtë dhe e butë ka nevojë për siguri.

9. Është tip argëtues?

Një mashkull alegro është një që e do jetën. Qesh me batutat, vlerëson ushqimin e mirë, i pëlqen të argëtohet e të kërcejë kur është në humor. Ka një moskokëçarje prej adoleshenti një mashkull i tillë, që e lejon gjithmonë të kapë çastin. Por dhe të shohë si duhet ata që e rrethojnë e t’u japë hapësirë mundësive që i prezantohen në jetë.

10. A e vendos rripin e sigurimit?

Pyetja e ka një shkak. Të vendosësh rripin e sigurisë, në fakt është një veprim i thjeshtë që bën të kuptosh se sa kujdeset për veten dhe jetën e tij një njeri. Pak a shumë si të hash perime apo të lyhesh me krem mbrojtës. Duhet veç një minutë, por është për jetën.

MË TEPËR

Mix37 minuta më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix45 minuta më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix3 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix3 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix4 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar7 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar7 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook