Lidhu me ne

Mix

Shenjat e kancerit të mushkrive që s’duhet të injoroni

A e dini se kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në mesin e meshkujve dhe femrave në mbarë botën? 1 në 14 meshkuj dhe femra diagnostifikohen me kancer të mushkërive në jetën e tyre, dhe në SHBA, kanceri i mushkërive tejkalon kancerin e gjirit si shkaku më i zakonshëm i vdekjeve tek femrat.

Ka një numër faktorësh të rrezikshëm që duhet të përpiqeni t’i shmangni, të tilla si pirja e duhanit, ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë të duhanit, ndotja e ajrit, gazi i radonit dhe faktorë të tjerë. Ndonjëherë, kjo sëmundje është e trashëguar, që do të thotë se nuk mund të bëni shumë për ta shmangur atë.

Por, ka disa shenja të qarta të cilat mund të ju tregojnë se jeni në fazën e zhvillimit të kancerit në mushkëri – të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Ja shenjat:

1. Kolla e vazhdueshme është zakonisht shenja e parë. Me një ftohje, kolla juaj do të vazhdojë edhe për disa javë të tjera, por në qoftë se kjo vazhdon edhe më gjatë, shkoni tek mjeku. Nëse pini duhan, të paturit e një kolle kronike ose një ndryshim në mënyrën se si kolliteni, si për shembull një kollë të thellë, kollitje të shpeshtë, ose pështymë me gjak, është shenjë e kancerit.

2. Zënia e frymëmarrjes kur jeni duke bërë diçka që në të kaluarën e keni bërë lehtësisht është gjithashtu një shenjë e kancerit të mushkërive. Kjo ndodh kur tumoret bllokojnë ose ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes.

3. Dhimbje gjoksi në supe ose prapa, gjithashtu edhe dhimbje të kockave, mund të jetë një shenjë e kancerit gjithashtu. Mos e injoroni atë nëse nuk largohet për një kohë të shkurtër.

4. Ndjeni gërhitje që vjen nga mushkëritë gjatë frymëmarrjes? Mund të jetë astmë ose alergji, por gjithsesi shkoni tek mjeku, transmeton Lajmi.net.

5. Ndryshime në zë, sikur papritmas jeni bërë me zë më të thellë ose të hollë mund të jetë vetëm ftohje, por prapë takoni mjekun nëse kjo vazhdon.

6. Infeksione të shpeshta në gjoks si bronkit apo pneumoni që nuk largohet mund të jetë një tjetër shenjë e shëndetit të përgjithshëm të dobët të mushkërive, apo kancerit.

7. Humbje peshe, lodhje, humbje oreksi dhe dobësi janë simptoma jo-specifike të përgjithshme, por secili prej tyre, kur ndodhin vazhdimisht, mund të jenë shenjë e kancerit.

Përveç këtyre, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i reduktuar mundësitë që të prekeni nga një kancer:

1. Nëse pini duhan, lëreni. Nëse nuk pini, mos filloni të pini asnjëherë.
2. Testoni shtëpinë tuaj për radon.
3. Merrni disa masa paraprake për t’u mos ekspozuar ndaj baktereve në punë.
4. Ushtrohuni, hani mirë dhe qëndroni aktiv.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook