Lidhu me ne

Mix

Sekretet që fshihen pas linjave tuaja të fytyrës

Linjat e fytyrës shpesh tregojnë sinjale për shëndetin tuaj, ndaj disa prej tyre nuk duhet të injorohen dhe të drejtoheni te mjeku. Por, ato mund të jenë edhe tregues të gjendjes suaj emocionale.

Linjat horizontale të ballit: Këto vija janë të lidhura me stomakun dhe nëse janë tepër të theksuara ju paralajmërojnë se duhet të relaksoheni dhe të bëni pushime. Ato janë tregues të yndyrës dhe sheqerit të lartë që po konsumoni.

Vijat tek cepat e brendshëm të vetullave: Kjo është një shenjë e dobësimit të disa prej organeve tuaja të brendshme veçanërisht mëlçisë. Ju duhet të konsumoni drithërat, frutat dhe perimet jeshile. Duhet të evitoni konsumimin e ushqimit me erëza, kripë dhe kafen. Nëse keni probleme të rënda të mëlçisë, atëherë duhet të vizitoni një mjek. Linja tek cepi i vetullës së djathtë: Kjo shenjë është e lidhur direkt me shpretkën. Ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Konsumimi i frutave është zgjidhje e përkryer për të përmirësuar funksionin e shpretkës.

Linja tek ura e hundës: Kjo vijë shpesh do të thotë se ju prekeni nga alergjitë jo-sezonale dhe sezonale. Kjo linjë është e lidhur edhe me dëshirat seksuale. “Ndoshta keni pak kohë që nuk keni bërë dashuri”. Linja tek cepat e syrit: Këto vija janë dëshmi se jeni të qeshur në fytyrë gjatë gjithë kohës (çka është e mirë për shëndetin tuaj), por është shenjë që paralajmëron probleme me shikimin.

Rrathë ose qese poshtë syrit: Këto shenja mund të tregojnë mbi mungesat e gjumit, por gjithashtu janë shenja që tregojnë problemet me veshkat. Konsumoni sa më shumë perime të freskëta, fruta dhe pini shumë lëngje. Vija tek mollëzat e faqeve: Tregojnë se keni probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet të vendosni një dietë duke u këshilluar me mjekun.

Maja e hundës është e kuqe: Kjo shenjë është e lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemrës. Është tregues se keni probleme me tensionin e gjakut kështu që kontrolloni shpesh tensionin e gjakut. Hunda e kuqe do të thotë gjithashtu të shmangni alkoolin, kafen dhe ushqimet pikante.
Linjat e gojës: Nëse vini re një vijë vertikale në anët e gojës , kini probleme me shtyllën kurrizore. Duhet të konsumoni më shumë vitaminë D, fibra, shumë lëngje dhe ushtrime.

Linjat e të qeshurit: Këto linja kanë dy indikacione krejtësisht të ndryshme. I pari tregon se jeni një person i lumtur dhe i qeshur. E dyta është më serioze për shkak se linjat e të qeshurit janë të lidhura me pankreasin dhe mund të jetë një shenjë për një pankreas të dobët. Për të përmirësuar gjendjen e pankreasit, duhet të konsumoni qershi, hudhër, spinaq, rrush dhe boronica.
Linjat sipër buzës: Zakonisht këto linja identifikojnë duhanpirësit, por kjo zonë është e lidhur edhe me shpretkën. Përpiquni të hani më shumë perime si: karrota dhe kungull.

Herpes në buzën e poshtme: Ka disa shpjegime për këtë vend. I pari është qarkullimi i dobët, të cilin mund ta trajtoni me aktivitet fizik ose joga. E dyta është se mund të keni probleme me shëndetin e zorrës së trashë. Vizitohuni tek një mjek.
Vijat e qafës: Janë të zakonshme tek njerëzit mbipeshë. Ju duhet të zgjidhni një dietë të shëndetshme për humbje peshe. Këto vija janë të lidhura edhe me gjëndrën tiroide. Për të përmirësuar shëndetin e gjëndrës tiroide, merrni ushqim të pasur me zink.

Vija rreth syrit: Nëse vëreni unazë vijash rreth syrit tuaj, kjo mund të jetë shenjë për një nivel më të lartë të kolesterolit se normalja.
Vena tek cepat e vetullave: Mund të jenë shenjë për presion të lartë të gjakut. Bëni joga ose pushime.

Vija mbi mjekër: Kjo ka të bëjë me zemërimin apo frustrimin brenda jush. Përpiquni të mendoni pozitivisht.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook