Lidhu me ne

Mix

Kuroni herpesin me metoda natyrale

Nuk është aspak çudi që edhe pse jemi në stinën më të nxehtë të vitit t’ju shfaqen mbi buzë, por edhe brenda gojës, disa fluska të kuqe në të bardhë të cilat mund t’i ngatërroni fare lehtë me simptomat e etheve të dimrit që lamë pas. Nëse nuk ju ka zënë ndonjë grip i momentit, të gjithë shenjat të çojnë tek një emër: herpesi labial. Herpesi labial shkaktohet nga virusi Herpes Simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe shfaqet në formën e një grupi flluskash të vogla që daln në buzë, rreh gojës dhe brenda saj. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e enjtur dhe e inflamuar ). Flluskat mund të hapen si pasojë lëngu brenda tyre rrjedh dhe vendi bëhet dregëz pas disa ditësh. Arsyet e shfaqjes së herpesit në gojë janë ende të panjohura, por mjekët përmendin këta faktorë  stresi, ulja e ndjeshme e mbrojtjes së sistemit imunitar, ndryshimet e forta të tempeaturës, regjimi ushqimor i varfër, etj.

1.Hudhra: Shumë njerëz nuk e durojnë erën e hudhrës dhe gjëja e fundit që do të donin të provonin është pikërisht kjo, të vendosin hudhër mbi buzë ose brenda në gojë. Por, nuk duhet të harroni se hudhra është një eleksir i vërtetë vlerash të dobishme, si antioksidantë, përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë herpesin dhe të ndihmojnë shërimin e tij. Merrni dy thelpinj hudhër dhe shtypini në havan ose me frulator derisa të krijohet një masë kremoze. Me ndihmën e një kunji veshi ose garze sterile pambuku lyeni zonën ku keni herpse 4-5 herë në ditë. Lëreni të veprojë per 10 minuta dhe në fund shpëlani gojën me ujë të ngrohtë.

2.Qumështi: Siç e përmendëm edhe në paragrafin hyrës, një ndër faktorët që çon në shfaqjen e herpesit labial është dieta e varfër ushqimorr. Ushqimi i shëndetshëm dhe i kontrolluar i dhuron trupit dy aminoacide esenciale: lisinë dhe argininë. Lisina parandalon shfajqen e herpesit në gojë dhe gjendet në përqendrim shumë të lartë tek qumështi. Ajo që ju duhet të bëni ësthë të njomni një top pambuku me qumësht dhe ta kaloni në zonat ku keni herpes. Ky veprim duhet bërë 10 herë në ditë. Gjatë kësaj periudhe duhet të filloni të konsumoni sa më shumë qumësht.

3.Aloe vera: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga  trajtimet më të mira natyrale për të trajtuar herpesin labial. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh,antiinflamatorësh dhe vitaminë C që trajtojnë këtë problem dhe hidratojnë lëkurën. Mund ta aplikoni direkt në gojë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubea akulli me xhelin e Aloe veras.

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore21 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook