Mix
Kamuflazhi në natyrën e egër. E dalloni dot leopardin?

Një fotograf gjerman i natyrës së egër Ingo Gerlach ka shkrepur një fotografi në Masai Mara të Kenias që po bën xhiron e rrjetit vetëm prej faktit që në të është fshehur një kafshë e egër.
Aftësia e kafshës për t’u kamufluar me natyrën përreth, e bën më të vështirë identifikimin e saj.
Ndonëse në pemë mund të dalloni një gazelë, ju themi që nuk bëhet fjalë për të.
