Lidhu me ne

Mix

Eni Vasili flet për eksperiencën e re si nënë: Kisha frikë të rrisja vajzat këtu

Eni Vasili flet për eksperiencën e re si nënë: Kisha

Për gazetaren e njohur Eni Vasili, Sofia dhe Nikol janë dhuratat më të çmuara që i dhuroi ky vit i vështirë. Një vit i fortë, në të cilin ajo me profesionalizëm arriti t’ia dilte, duke sfiduar dhe veten. Nëntë muajt e shtatzënisë kaluan mes debatesh politike para një fushate elektorale të ethshme, megjithatë dy vogëlushet qëndruan të qeta e në paqe, pavarësisht nga tonet e larta në kreshendo që dëgjonin katër herë në javë në debatet që drejtonte nëna e tyre.

Por, përveç politikës Eni ka trajtuar edhe çështje të rëndësishme që kanë lidhje me rolin e gruas në shoqëri, me statusin e saj. Por si e shoh ajo të ardhmen e vajzave në vendin tonë?

“Makabriteti i ngjarjeve të fundit ku një 6-vjeçare rrihet barbarisht nga babai dhe shkon në spital mes jetës dhe vdekjes, një 8-vjeçar vritet nga fqinji, një tjetër përdhunohet nga drejtori i shkollës, këto duhet të na zgjojnë nga letargjia. Po ndaj me ju një reflektim që pata me zonjën Kadare pas disa ngjarjeve të tilla, ku protagoniste ishin vajza minorene.

Eni Vasili flet për eksperiencën e re si nënë: Kisha

Shpreha dëshpërimin tim dhe i thashë se ky nuk është një vend ku nuk mund të rritësh vajza. Më tha se i kishte ndjekur edhe ajo me shpirt të tmerruar ato ngjarje, por më dha kurajë duke më thënë: “Dua të të siguroj që të rritësh dy vajza është sfida më e bukur. Jo, Eni, nuk është aspak e vështirë t’i rrisësh e t’i përgatisësh për jetën. Ti do të dish t’i orientosh ato me kulturën, por edhe me përvojën tënde. Çmoje, gëzoje dhe shijoje këtë lumturi që të zbriti nga qielli, me gjithë forcën shpirtërore dhe morale që ke. Nuk janë fjalë të hedhura në erë këto që po të them. Janë fjalët e një nëne që ka rritur dy vajza, prej të cilave ka marrë shumë lumturi. Të përqafoj fort! Helena’.”/Living

Eni Vasili flet për eksperiencën e re si nënë: Kisha

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook