Lidhu me ne

Mix

Cilët janë njerëzit që rrezikohen më shumë nga kanceri i lëkurës?

Nishanët nuk duhen prekur. Ky koncept sipas mjekëve megjithëse i gabuar vijon të jetë pjesë e mentalitetit të shqiptarëve, duke u kthyer në origjinë të shfaqjes së kancerit të lëkurës në formën më të rëndë të tij. Specialistët tregojnë se rastet e personave të prekur nga kjo sëmundje po vijnë gjithnjë e në rritje.

Statistikat e sakta në vendin tonë mungojnë, por mjekët vënë alarmin se kanceri i lëkurës po prek edhe të rinjtë.Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por mjekët thonë se ajo mund të parandalohet duke filluar me një vetëkontroll.Djegia nga dielli është një ndër shkaktarët kryesorë të melanomës prandaj specialistët na rekomandojnë kujdes ndaj tij, shkruan Living. Aq më tepër personat më të rrezikuar nga ky kancer si ata me ngjyrë të çelur lëkure apo që kanë histori familjare me melanomë. Gjithashtu mjekët rekomandojnë shmangien e solarëve për nxirje artificiale të lëkurës, pasi ato i konsiderojnë makineritë e kancerit.

Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve:

1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjera të trupit.

2- Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet “squamous” dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik.

3- Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.

Shkaku kryesor i kancer-it të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV). Pjesa më e madhe e vendeve mesdhetare kanë nivele të larta të rrezeve UV gjatë gjithë vitit. Ky rrezatim nuk mund të shihet ose të ndihet por mund të shkaktojë:

-Djegie nga dielli;
-Plakje të parakohshme të lëkurës;
-Dëmtim të qelizave të lëkurës, që çojnë në krijimin e kancerit të lëkurës.
Çdonjeri mund të zhvillojë kancerin e lëkurës, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo shëndeti i përgjithshëm. Megjithatë, disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës sesa të tjerët. Ju mund të jeni në një rrezik të lartë, nëse keni:
-Quka të shumta në trupin tuaj;
-Një histori familjare ose personale të melanomë-s;
-Periudha të rralla, por intensive të ekspozimit ndaj rrezatimit UV, veçanërisht nëse ky ekspozim rezulton në djegie (të tilla si në pushime ose gjatë aktivitetit rekreativ);
-Lëkurë që digjet shpejt;
-Flokë të kuq ose dhe sy jeshilë ose blu;
-Një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar), që mund të jenë shkak për ilaçe të caktuara që e shtypin atë.
-Njerëzit me lëkurë të errët kanë një mbrojtje më natyrale kundër kancerit të lëkurës sepse lëkura e tyre prodhon më shumë melaminë sesa lekura me ngjyrë të hapur

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix13 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix15 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix16 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix16 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar16 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix17 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix17 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix17 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal17 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook