Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni dy vezë në ditë?

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamina D dhe E, fosfor, selen, komplekse proteinike etj.

Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin e vezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 2 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë. Zbuloni ç’përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

1.Mbron trurin: Nëse hani dy vezë në ditë, trupi juaj merr sasinë e mjaftueshme të kolinës, vitaminë shumë e rëndësishmë që shërben për të ndërtuar murin qelizor të trurit. Janë pikërisht enzimat e fosfolipidëve ato që ushqehen me kolinë dhe më pas vendosin komunikimin mes neuroneve.

2.Përmirëson shikimin: Studimet e ndryshme kanë provuar se vezët janë të pasura me sasi të larta luteine. Kjo substancë është përgjegjëse për qartësinë edhe mprehtësinë e shikimit. Konsumi i dy vezëve në ditë është i mjaftueshëm për të patur shikim të qartë dhe të pastër.

3.Favorizion përthithjen e kalciumit: Nëse do ju duhej të zgjidhnit ndërmjet një lugë gjelle me vaj peshku dhe një veze të zier, do të habiteshit nëse ju sugherojmë të zgjidhni të dytën. Besojeni ose jo, por veza e zier ka një përqindje më të lartë vitaminë D se sa vaji i peshkut. Kjo vitaminë ndihmon trupin të përthithë më lehtë kalciumin, e cila më pas forcon kockat dhe dhëmbët.

4.Kompleksi i vitaminës B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë: Vitamina B12, njohur ndryshe si biotina kombinuar me komplekset proteinike të vezësndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe flokëvë nga veprimi i rakidaleve të lira. Ndërsa fosfolipidet lehtësojnë eleminimin e toksinave nga mëlçia.

5.Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare: Sëmundjet e zemrës janë një ndër sfidat më të mëdha të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe  komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëgimisë etj, janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake.Veza përmban disa përbërës që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar1 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix1 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix1 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix1 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix1 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal1 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix1 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook