Lidhu me ne

Mix

Mos e injoroni kurrë lëkurën e thatë, ja çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi

Lëkura e thatë është zakonisht e padëmshme dhe e lehtë për t’u trajtuar, sa kohë që nuk harroni të vendosni zbutësin. Por nëse epiderma mbetet e thatë dhe e acaruar, pavarësisht sa krem aplikoni?

Nëse nuk gjeni ndonjë mënyrë për t’i trajtuar, ose nëse problemet me lëkurën shoqërohen edhe me simptoma të tjera që nuk mund t’i shpjegoni, është mirë të konsultoheni me një mjek. Ja cilat janë 4 problemet shëndetësore që lëkura e thatë mund t’ju paralajmërojë.

 
1.Diabeti: Nuk është e pazakonshme që kjo sëmundje të prek lëkurën. Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, trupi humbet lëngje në një normë të lartë, duke çuar në dehidratim të lëkurës. Njerëzit që vuajnë nga diabeti as nuk mund të djersijnë normalisht, prandaj kanë edhe lëkurë të thatë.

Nëse bëhet shumë keq, lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të bëhet e ndjeshme ndaj bakterit që ushqen glukozën, duke çuar në infeksione të rrezikshme. Sigurisht, lëkura e thatë nuk është shenja e vetme e diabetit.

Mund të keni gjithashtu edhe etje të shtuar, nevojë të shpeshtë për të urinuar dhe të ndiheni më të uritur se zakonisht. Lodhja dhe shikimi i turbullt janë gjithashtu simptoma të zakonshme të diabetit. Mjeku mund të diagnostikojë sëmundjen me një test të thjeshtë të gjakut.

2. Hipotiroidizmi: Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organet.

Në rastet kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta (hipotiroidizmi), gjithçka fillon të ngadalësohet dhe kjo mund të jetë arsyeja përse mund të ndiheni më të lodhur, më të stresuar, harroni shpejtë, keni më shumë ftohtë dhe vuani shpesh nga kapsllëku.

Duke qenë se hormonet e tiroideve kanë receptorë në lëkurë që luajnë rol në zëvendësimin e qelizave të vdekura, mund të jetë edhe kjo arsyeja përse lëkura bëhet e thatë, e acaruar dhe me luspa. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni një sërë testesh për të përcaktuar nëse vuani nga ky problem shëndetësor.

3.Sëmundje të veshkave: Më shumë se 26 milionë të rritur vuajnë nga sëmundje të veshkave dhe shumica nuk janë në dijeni për to, pasi në shumë raste simptoma si lodhja, probleme me përqendrimin ose gjumin, nevoja e shpeshtë për të urinuar u atribuohen gjendjeve të tjera shëndetësore.

Lëkura e thatë dhe e acaruar – që shfaqet kur veshkat nuk mund të mbajnë siç duhet nën kontroll mineralet dhe lëndët ushqyese në trup – është gjithashtu një shenjë tjetër e sëmundjeve të veshkave. Zakonisht njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave janë të predispozuar që t’i injorojnë këto simptoma deri sa gjendja të fillojë të përkeqësohet.

Mënyra e vetme për t’i siguruar nëse keni sëmundje të veshkave është të bëni një test. Nëse jeni të rrezikuar për shkak të tensionit të lartë të gjakut, diabetit, një histori familjare të problemeve me veshkat ose jeni mbi 60 vjeç, është shumë rëndësishme që të bëni kontrolle të përvitshme.

4.Kancer të lëkurës: Nëse keni një njollë të kuqe në lëkurë, që është e thatë, e acaruar dhe rrjedh gjak nëse shtypet ose gërvishtet, mund të jetë karcinoma me qeliza skuamoze. Forma e dytë më e zakonshme e kancerit të lëkurës mund të duket gjithashtu si një plagë e hapur me vija të dukshme përreth. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook