Lidhu me ne

Mix

Maska natyrale për flokë të shëndetshëm

Maskat me përbërës natyralë janë gjithnjë një ide e mirë ! Janë ushqyese, hidratuese dhe duket se i rikthejnë shkëlqimin lëkurës apo flokëve.

Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike, po ju sjellim 3 receta maskash për të trajtuar problemet më të shpeshta të flokëve : majat e djegura, flokët e hollë dhe rënien.

Uthull molle dhe limon
Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi dy përbërësit e sipërpërmendur mund të eleminojnë vajin e tepërt nga flokët. Uthulla e mollës dhe limoni do të balancojnë nivelin e pH të flokëve duke eleminuar gjithashtu zbokthin. Mbushni një të katërtën e gotës me uthull molle dhe në të shtrydhni gjysmë limoni. Lëreni për 10 minuta e më pas aplikoni në flokë duke masazhuar skalpin. Lëreni maskën për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht.

Maskë me vezë
Vezët janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Vezët përmbajnë proteina, hekur, vitaminë A, B dhe D. Përmbajtja e tyre është jashtëzakonisht e shëndetshme për flokët pasi nxisin rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien falë vitaminave A dhe D.
Kjo maskë është e shkëlqyer për çdo lloj floku. Përzieni një filxhan qumështi, dy lugë lëng limoni, dy lugë vaj ulliri dhe një vezë. ( Përshtatni përbërësit sipas gjatësisë së flokut)  Pas përzierjes së përbërësve aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut.  Lëreni për 15 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Nëse flokët tuaj kanë tendencën të vajosen përdorni vetëm të bardhën e vezës.

Banane, mjaltë dhe bajame
Kjo maskë është e përkryer për flokët e thatë. Banania dhe mjalti përmbajnë enzima hidratuese.  Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni me ndihmën e një piruni. Shtoni disa pika vaj bajame dhe përziejeni me dy lugë mjaltë deri sa të formohet një masë homogjene. Lereni maskën për 20 deri 25 minuta dhe shpëlajini flokët me ujë të ftohtë.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix3 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar5 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix5 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar6 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar8 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix8 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore9 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix9 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook